Lajmet

FBI paralajmëron se hakerat Iranian kanë vënë në shënjestër SHBA-të

Dec 13 2014
0 Shpërndarje
FBI paralajmëron se hakerat Iranian kanë vënë në shënjestër SHBA-të

Byroja Federale e Hetimeve në SHBA (FBI) ka lajmëruar të gjithë bizneset në këtë vend të jenë të kujdesshëm pasi mësohet se disa operacione hakimi nga Irani kanë shënjestruar firmat amerikane të sigurisë, të energjisë dhe institucionet e edukimit, sipas një dokumenti konfidencial që FBI zotëron.

A magnifying glass is held in front of a computer screen in this picture illustration taken in Berlin

Këto operacione që priten të vijnë janë të ngjashme me ato të vitit të kaluar që lanë pasoja të rënda në firmën e sigurisë Cylance Inc. Raporti i quajtur ‘Flash’ nga FBI, ekskluzivisht i njohur dhe për Reuters, zbulon disa detaje teknike për softuerët dhe teknikat e përdora në këto sulme të shoqëruara nga disa udhëzime të qarta për bizneset. Ky dokument deklaronte gjithashtu se këta hakera zakonisht i lançonin sulmet e tyre nga dy adresa IP në Iran, por nuk bëri përgjegjëse autoritetet e Teheranit për këtë gjë. Ndërsa Cylance beson se pas kësaj qëndron qeveria e Iranit. (PCWorld Albanian)

 

Tags >

FBI
Lajmet e fundit>