Siguri

FBI vazhdon betejën kundër cyber-kriminelëve

Publikuar , 12 Maj 2010
0
FBI vazhdon betejën kundër cyber-kriminelëve

Qysh prej asaj kohe, kjo qendër ka pranuar pothuajse 1.5 milion këshilla, që renditen prej mashtrimeve online dhe ndërhyrjeve kompjuterike deri tek spiunazhi ekonomik, spastrimi i parave dhe pornografia e fëmijëve.

“Ne kemi parë numrin e ankesave që po arrijnë në IC3 me një rritje të vazhdueshme pas vitit në vit. Cyber-krimi nuk është duke u larguar. Në fakt, ai vetëm po vazhdon dhe kriminelët po bëhen më dinak” shpjegoi Don Brackman, drejtor i NW3C. “Askush nuk ka menduar para 10 viteve se ne do të ishim kaq shumë raporte për cyber-krime siç kemi sot. Gjersa interneti po vazhdon me evoluim dhe gjersa kriminelët po vazhdojnë të sjellin rrugë të reja për të shfrytëzuar publikun, IC3 do të vazhdojë të kërkojë për rrugë për të cilat ne mund të ofrojmë ndihmë për të luftuar këto lloje të krimeve”.

Jo befasisht, lufta kundër cyber-krimeve nuk po tregon asnjë shenjë se do largohet. Në fakt, cyber-mashtruesit kanë menaxhuar të fitojnë mbi 560 milion dollarë nga viktimat Amerikan në vitin 2009, që është pothuajse dyfishi i sasisë së vjedhur nga hakerët nga viti i kaluar.

Mashtrime tjera të dukshme përfshinin korrespodencën elektronike që kishte origjinë nga adresat e keqpërdorura, pagesa pa dërgesa, avance për pagesa, vjedhje të identitetit dhe mashtrim për mbi-pagesë.

FBI gjithashtu ka paralajmëruar konsumatorët rreth një skeme të re që shfrytëzon sulmet TDOS (Telecomunications dental-of-service) për të bartur vëmendjen larg hajdutëve që synojnë llogari bankare apo llogari tjera të ngjashme për tregti online.

“Gjatë këtyre sulmeve TDOS, tregtia online dhe llogaritë tjera menaxhuese të parave janë duke u qasur nga autorë që janë duke transferuar fonte prej këtyre llogarive” shpejgoi një raport në Yeshiva World.

LEXO EDHE:  Operacioni i një firme Izraelite për të fshehur teknologjinë e përgjimit të smartfonëve

“Qëllimi i thirrjeve telefonike të dëmshme është të okupohet numri i celularit të viktimës, me të dhënat për menaxhimin e llogarive të institucioneve financiare, në mënyrë që kur institucioni kontakton viktimën për të verifikuar ndryshimet dhe transaksioni, institucioni të mos jetë në gjendje të arrijë viktimën. Viktima nuk e ka idenë çfarë po ndodhë, deri sa të bëhet tepër vonë”.

Michael B.Ward, agjent special i divizionit të FBI-së, ka rekomanduar se për t’u mbrojtur kundër këtyre skemave, publiku gjeneral duhet të “vendos procedura të fuqishme të sigurisë” për të gjitha llogaritë financiare.

“Kjo përfshin vendosjen e paralajmërimeve për mashtrim në llogaritë e tyre financiare dhe gjëra tjera të ngjashme me të gjitha zyrat kredituese nëse besojnë se janë duke u shënjestruar nga një sulm TDOS apo diçka tjetër të ngjashme”.

Peter Trahon, nga cyber-divizioni i FBI-së dha një deklaratë të ngjashme. “Përdoruesit e kompjuterëve inkurajohen që të kenë të instaluar softuer të sigurisë që janë një hap me kohën, dhe të shikojnë mirë postën elektronike të cilën e pranojnë në adresën e tyre elektronike”.

Lajmet e fundit>