Siguri

FBI po kërkon fuqi ligjore për përgjimin e uebit

Publikuar , 17 Nëntor 2010
0
FBI po kërkon fuqi ligjore për përgjimin e uebit

z. Muller dhe avokati i përgjithshëm i FBI, ishin paraparë që të takohen me menaxher të lartë të disa kompanive kryesore të tregut, duke përfshirë Google dhe Facebook, dhe sipas njerëzve të afërt me këtë diskutim, rreth mënyrës sesi është pranuar propozimi i z. Muller nuk është dhënë ndonjë sqarim.

“Unë mund të konfirmojë se drejtori i F.B.I. Robert Mueller është duke vizituar Facebook gjatë udhëtimit të tij për në Silicon Valley” tha Andrew Noyes, menaxher i politikave publike të Facebook. Michael Kortan, zëdhënës i FBI, gjithashtu ka pranuar se takimet janë duke u zhvilluar, po detaje të mëtutjeshme nuk janë bërë të ditura.

z. Muller, dëshiron që të zgjerojë një ligj të vitit 1994, që në fakt është ligji për Asistencën e Komunikimit, në të cilin dëshiron që të vendos edhe rregulla për kompanitë e internetit. Ligji u kërkon operatorëve të telefonisë mobile dhe rrjetit broadband si Verizon apo Comcast që të sigurojnë bashkëpunim në rast se u kërkohet procedurë përgjimi nga ndonjë vendim i marrë në ndonjë gjykat.

Zyrtarë të forcave ligjore dëshirojnë që ligji i vitit 1994 gjithashtu të përfshijë edhe kompanitë e internetit për shkak se njerëzit vazhdimisht po rrisni komunikimin online. Një task force e administratës Obama është duke tentuar që të zhvillojë një ligj për këtë plan, dhe më vonë gjatë këtij viti pritet që ai të prezantohet para Kongresit.

Departamenti Komercial dhe Departamenti Shtetëror kanë vënë në pikëpyetje nëse ky ligj do të sjell inovacion, si dhe kanë shtruar dyshime që regjimet represive mund të përdorin aftësitë e njëjta për të identifikuar armiq politik.

Nëse do të miratohej propozimi, kompanitë do të duhej të dizajnonin sisteme që ndërhyjnë dhe dekriptojnë mesazhe të enkriptuara. Shërbimet me baza jashtë kufijve të SHBA-së do të duhej të ridrejtojnë komunikimet përmes një serveri në tokën e Shteteve të Bashkuara, ku ato të mund ët përgjoheshin.

LEXO EDHE:  Aplikacioni i Facebook për fëmijët ka lejuar të huajt ti bashkohen bisedave

Zyrtarë të Google hodhën poshtë mundësinë e komentimit në lidhje me këtë çështje, ndërsa Noyes nga Facebook u shpreh se është ende herët të thuhet diçka. /pcworld.al

Lajmet e fundit>