Lajmet

Fcebook po teston një version të ri të aplikacionit Messenger për Android

Publikuar , 30 Tetor 2013
0
Fcebook po teston një version të ri të aplikacionit Messenger për Android

facebook-messenger-androidFacebook ka njoftuar ditën e martë se është në testim e sipër të një versioni të ri të aplikacionit Messenger për Android.

Në këtë version nuk suportohen SMS-të, por është shtuar një opsion i ri për gjetjen e kontakteve nëpërmjet numrit të telefonit.

Përditësimi i cili po shfaqet vetëm për një numër të limituar përdoruesish, ka shtuar ikonën e Messenger-it për të identifikuar përdoruesit që janë loguar nëpërmjet këtij aplikacioni mobil.

Në momentin e logimit për herë të parë në këtë version të ri, përdoruesit do të duhet të sigurojnë numrin e telefonit si dhe të përcaktojnë si publik opsionin e kërkimit të tyre nëpërmjet numrit të telefonit që kanë vendosur.

Në këtë mënyrë do të munden të komunikojnë edhe me ata persona që e kanë numrin e telefonit pavarësisht se nuk janë miq në Facebook.

Sigurisht softueri i përditësuar disponon edhe një ndërfaqe të ridizajnuar. Tashmë navigimi në hapësirën e bisedimit është shumë më i lehtë.

Klikimi në pjesën e sipërme të ndërfaqes do të shfaqë bisedat më të fundit, klikimi në të majtë të ndërfaqes do të listojë personat me të cilët përdoruesi komunikon më shpesh, ndërsa klikimi në të djathtë do të shfaqë dritaren e funksionaliteteve (Setting Window). (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Facebook thirrje nga SHBA-ja për të ndaluar zhvillimin e monedhës digjitale

Lajmet e fundit>