Siguri

Federalët në SHBA bllokojnë ueb faqe “kontroverse”

Publikuar , 06 Korrik 2010
0
Federalët në SHBA bllokojnë ueb faqe “kontroverse”

Sipas CBS News, TSA është duke ndaluar qasjen e stafit në ngarkimin e faqeve që përmbajnë “opinione kontroverse”. Përveç kësaj, katër kategori tjera të ueb faqeve janë përshkruar si tërësisht të “papërshtatshme” për qasje të institucioneve qeveritare, duke përfshirë: chat/messaging, aktivitet kriminal, dhunë ekstreme (duke përfshirë dhunë në filma vizatimorë), dhe luajtje apo lojëra.

Jo çuditërisht, TSA ende nuk ka dhënë ndonjë koment në lidhje me mënyrën sesi ka përcaktuar nëse një ueb faqe shpfaq “opinion kontrovers”.

Megjithatë, një zëdhënëse e TSA, përkatësisht Lauren Gaches ka theksuar këtë qartësim për Federal News Radio: “TSA kohë pas kohe përmirëson sistemin tonë teknologjik për të qëndruar një hap para cyber kërcënimeve që po rriten vazhdimisht, në mënyrë që të ruajmë sistemet tona. Si pjesë e tentimit të vazhdueshëm, TSA përdor një teknologji të sigurtë për të kufizuar qasjen në kategoritë e ueb faqeve që kanë rrezik të shtuar të sigurisë”.

“TSA nuk bllokon qasjen në komente kritike rreth organizatave dhe në fakt ofron mundësi të tilla përmes TSA IdeaFactory dhe TSA Blog, për të promovuar opinione të ndryshme. Punëtorët e TSA do të jenë në gjendje të qasen në këto faqe vetëm për qëllime pune”.

LEXO EDHE:  Ja vendi i radhës që do të bojkotojë Huawei

Lajmet e fundit>