Analiza

Fëmijët nga Kosova kanë qasje të rregullt në përmbajtje pornografike

Publikuar , 01 Prill 2014
0
Fëmijët nga Kosova kanë qasje të rregullt në përmbajtje pornografike

f-euml-mij-euml-t-n-euml-kosov-euml-shohin-pornografi_hdEdhe pse para pak vitesh ishte në gjendje lufte, Kosova e ka marrë shumë shpejt veten dhe është duke ecur në hap me kohën sa i përket përdorimit të internetit nga banorët e saj, e sidomos nga të rinjtë, të cilët e përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë. Sipas raportit të bërë pas hulumtimit të kryer nga Qendra për Studime të Avancuara FIT, 84% e fëmijëve nga 9 deri në 16 vjeç në Kosovë kanë llogari në rrjete sociale në internet. Ndërsa, 38% e tyre kanë deklaruar se kanë parë përmbajtje pornografike në 12 muaj e fundit, prej të cilëve 20% kanë parë çdo ditë ose gati çdo ditë.

Sipas drejtoreshës së kësaj qendre, 84% e fëmijëve të Kosovës kanë të paktën një llogari në rrjetet sociale, në krahasim me vendet e tjera të Evropës, ku përqindja e fëmijëve me llogari të tilla është 80 për qind, apo edhe më ulët. “38 për qind e fëmijëve kanë deklaruar që kanë parë përmbajtje pornografike në 12 muajt e fundit, prej të cilëve 20 për qind kanë parë çdo ditë ose gati çdo ditë. Këto mendoj që janë fakte shqetësuese për në përgjithësi për shoqërinë tonë kosovare. 42 për qind e fëmijëve kanë deklaruar që përmbajtja pornografike që e kanë parë në internet i ka shqetësuar ata”, ka thënë ajo.

Përveç që janë të regjistruar, sipas rezultateve të nxjerra, 13 për qind e fëmijëve të moshës 12 vjeçare i kanë mbi 1000 shokë në Facebook ose Twitter, si dhe 15 për qind e fëmijëve të moshës 13 vjeçare. Sipas hulumtimit, 74.2 për qind e fëmijëve që e përdorin internetin e shfrytëzojnë atë për Facebook, 70 për qind për muzikë, 58.9 për qind për Youtube, 45.8 për qind për lojëra të ndryshme, 22.1 për qind për Instagram etj.

LEXO EDHE:  Gmail sjell funksionin e shumëpritur për përdoruesit e iPhone dhe iPad

Përveç kësaj, 58 për qind e fëmijëve të anketuar kanë kontaktuar persona të panjohur përmes internetit, 69 për qind e tyre janë takuar edhe personalisht me këta persona, 48 për qind e tyre janë shqetësuar pas takimeve me persona të panjohur të kontaktuar më parë përmes internetit dhe 61 për qind e fëmijëve tregojnë që janë takuar me meshkuj. Statistikat janë nxjerrë nga hulumtimi i bërë gjatë periudhës shkurt-mars 2014, ku janë anketuar 1150 të rinj nga Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Mitrovicë, Ferizaj, Gjakovë, me titull: “Vlerësimi i përdorimit të internetit, rreziku dhe siguria në mesin e fëmijëve nga mosha 9-16 në Kosovë / promovimi i mënyrave të sigurta të hulumtimit në internet nga ana e fëmijëve”. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>