Analiza

Fëmijët janë duke shikuar TV përtej kufijve të lejuar!

Publikuar , 01 Nëntor 2010
0
Fëmijët janë duke shikuar TV përtej kufijve të lejuar!

Ata analizuan të dhëna nga studimi Early Childhood Longitudinal Study–Birth Cohort, që pëfshin informacione të mbi 10,000 fëmijëve të lindur në vitin 2001 me prapavija të ndryshime shoqërore-ekonomike dhe etnike.

Në rend të parë periudha kohore e shikimit definohet si shikim i TV-së dhe filmave. Në këtë studim, koha e shikimit nuk përfshinte shikimin apo luajtjen e video lojërave apo praninë në apo para kompjuterit, sepse këta fëmijë ishin vetëm parashkollor, gjë që lë anash edhe periudhën e shpenzuar para shikimit të ekranit të celularit.

Prej 8,950 fëmijëve në ekipin studiues, 66 për qind tejkaluan periudhën e rekomanduar të shikimit prej dy orë. Mesatarisht, fëmijë të moshës 5 vjeç dhe më të rinj, ,mes vitit 2001 dhe 2006 ka shpenzuar 4.1 orë para ekraneve televizive çdo dit.

para se të fajësoni qendrat për kujdes të fëmijëve, kontrolloni numrat. Ekspozimi më i lartë para ekranit në mesin e fëmijëve që janë në qendra të kujdesit të fëmijëve apo ndryshe të njohura si kopshte fëmijësh, është 5.6 orë.

“Mesazhi më i madh nga ky studim është se prindërit kanë nevojë të kuptojnë pikat ku fëmijët e tyre po shpenzojnë kohën” tha autori Dr. Pooja Tandon nga Instituti Hulumtues për Fëmijë në Seattle. “Ky studim tregon se ka rritje të qëndrimit para ekranit dhe si rezultat do të ketë edhe rritje më të larta të problemeve të ndryshme, kështu që gjendja e tanishme është shqetësuese”.

Në SHBA janë pak shtete që rregullojnë mënyrat e shikimit të programeve televizive nëpër kopshte të fëmijëve, por pasi që shumica e shikimit përfshinë kohën në shtëpi, Tandon thekson se prindërit gjithashtu duhet të kujdesën për kohën që shpenzojnë fëmijët e tyre para ekranit në shtëpi. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Kompanitë celulare në Shqipëri vazhdojnë të humbasin abonentë

Lajmet e fundit>