Analiza

Festa e ICO-ve ka përfunduar thonë ekspertët

Nov 17 2018
0 Shpërndarje
Autoriteti rregullator Amerikan tha se ekziston mundësia për të vendosur aktivitetin e tyre nën ligjet federale edhe nëse kanë operuar deri më sot në mënyrë të jashtëligjshme. Festa e ICO-ve ka përfunduar thonë ekspertët

Komisioni Amerikan i Bursave dhe Letra me Vlerë (SEC) refuzoi regjistrimin e dy startupeve të cilët operonin ICO. Është hera e parë që autoriteti në fjalë bllokon një veprim të tillë por pa masa shtesë.

Dy startupet janë Airfox dhe Paragon Coin dhe nëse do të regjistroheshin do të rimbursonin investitorët, të paguanin penalitetet në 250,000 dollarë dhe të dërgonin raporte perdorike.

Nik Carter, një partner i një fondi i fokusuar tek startupet blockchain, beson se autoritetet janë duke ndërtuar një precedent naj ICO-ve të paregjistruara.

Për 95% e shitjeve të monedhave pritet aplikimi i një precedenti të ngjashëm dhe më shumë ngjan me një shembull u shpreh Stephen Palley, një jurist pranë firmën ligjore Anderson Kill.

Të Premten SEC publikoi një axhendë për rregullimin e ofertave fillestare të monedhave (ICO), bursave dhe platformave të tregimit të aseteve dixhitale.

Autoriteti rregullator Amerikan tha se ekziston mundësia për të vendosur aktivitetin e tyre nën ligjet federale edhe nëse kanë operuar deri më sot në mënyrë të jashtëligjshme.

Sipas Palley udhëzimet e publikuara ditën e Premte shërbejnë si test për të përcaktuar nëse një shitje mund të cilësohet si letër me vlerë duke aplikuar standardet Howey.

Gjithashtu ai tha se aksionet e kaluara nga startupeve ICO kishin të bënin me mashtrime dhe vjedhje.

Kompanitë tashmë gjenden përballë një sfide për të mësuar nëse aktiviteti i tyre bie ndesh me ligjin për letrat me vlerë.

Sakaq eksperti Carter këshilloi ICO të shkëputen nga ky model dhe të kthehet tek një model normal bizensi i cili funksionon me shitjen e monedhave.

Palley tha se SEC ka shtuar dozën e presionin ndaj startupeve të ndryshme.

Një tjetër ekspert, Anthony Tu-Sekine, ka të njëjtin mendim. Rasti i DAO, ku SEC nuk ndërmorri asnjë veprim, vjen si rezultat i faktit se organizata ka rimbursuar të gjithë investitorët.

Qëndrimi i SEC gjithashtu këshillon projektet ICO të komunikojnë me përfaqësuesit e tyre ligjor dhe pse jo rregullatorin përmes projektit FinHub për shmangur veprimet e jashtëligjshme.

Megjithatë rimbursimi i investitorëve është problem më vete për ICO-të. Carter tha se Paragon dhe Airfox mund të ofronin rimbursime të plota por jo të gjitha ICO-të mund ta bëjnë.

Edhe sikur startupet të kenë ruajtur monedhat e tyre, ata mund të kenë humbur para sipas vlerës së dollarit dhe si rezultat ta kenë të pamundur të paguajnë pas investitorët.

Në fund, ICO-të nuk janë gjë tjetër vetëm metodë për të ngritur fonde dhe ndërsa i kthehemi kësaj qasje, investitorët do të jenë më të qartë rreth investimeve të tyre.

“Besoj se ka ardhur momentin të kuptojmë një gjë, festa e ICO-ve ka mbaruar.” /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>