Lajmet

Festo me Kosovën – Evropianët e rinj

Publikuar , 10 Shkurt 2010
0
Festo me Kosovën – Evropianët e rinj

Fushata për festimin e pavarësisë, e cila është titulluar: “Festo me Kosovën – Evropianët e Rinj”, thuhet se u drejtohet aktorëve kryesorë ndërkombëtarë në Kosovë, liderëve botërorë, miqve të Kosovës nga e gjithë bota, vendim-marrësve ndërkombëtare, fëmijëve nga shkollat lokale, si dhe kosovarëve në diasporë.

Në listën e aktiviteteve kryesore që do të organizohen nga Saatchi & Saatchi përfshihen:

  • Vizatime të bëra nga nxënësit e Kosovës, të cilat do t’u shpërndahen krerëve botërorë. Mes shumë udhëheqësve botërorë, ata që do të marrin nga një vizatim janë edhe Barack Obama – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Angela Merkel – Kancelare e Gjermanisë, Mbretëresha Elizabeta e II-të e Britanisë së Madhe dhe Ban Ki-Moon – Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.
  • Video përshëndetëse nga miqtë e Kosovës nga e gjithë bota, të cilat do të postohen në faqet e Facebook, Twitter, Myspace dhe Youtube.

Videot më të mira do të transmetohen në TV ndërkombëtare CNN, CNBC, Euronews dhe Eurosport, si dhe në televizionet vendore.

Gjithashtu do të paraqiten edhe reklamat e fëmijëve të lindur më 17 shkurt 2008, të cilët e ndajnë ditëlindjet e tyre me datën e njëjtë kur është shpallur pavarësia e Kosovës.

Të gjitha materialet festive të Evropianëve të Rinj, do të dërgohen edhe ambasadave të Kosovës që tashmë janë hapur në disa shtete të botës.

LEXO EDHE:  Me mbështetjen e ICTSlab, Microsoft Albania dhe SwissContact sjellin Hour of Code në Tiranë

Lajmet e fundit>