Biznes

FEV sjell shërbimin e ri M-Payment në Kosovë

Publikuar , 11 Korrik 2009
0
FEV sjell shërbimin e ri M-Payment në Kosovë

Në kuptim më të thjeshtë ky shërbim i ri mundëson që celulari juaj të shndërrohet në një “kartelë kreditore”, duke iu mundësuar kështu pagesë të gjërave të ndryshme përmes kreditit që keni në celularin tuaj.

Në momentin e paraqitjes së këtij bashkëpunimi, Telegrafi ka iniciuar shërbimin “Shpallje” ku në mënyrën më të shpejtë dhe më të thjeshtë një konsumatorë mund të paraqesë shpalljen e tij. Gjithmonë duke pasur parasysh se procesi është mjaft i thjeshtë, i lirë dhe i shpejtë.

Për momentin të gjithë përdoruesit e celularëve kanë mundësi të përdorin këtë shërbim, përveç konsumatorëve të operatorit Vala Mobile, të cilët shumë shpejt do të kenë mundësi të jenë pjesë e ekosistemit të industrisë se telekomunikimit.

Vala megjithëse figuron si partnerë në www.fasteurope.com ende nuk ka arritur finalizimin e marrëveshjes. Këtë gjë e kanë arritur operatorët tjerë si IPKO, Vodafone, Eagle Mobile, etj.
Sipas z. Kushtrim Xhakli, ish drejtor i Ipko Institute dhe tani kryeshef ekzekutiv (CEO) i kompanisë Fast Europe Ventures (FEV), bashkëpunimi me operatorët lokalë për këtë shërbim ka filluar në fillim të këtij viti dhe veçse pritet përfundimi i marrëveshjeve me disa operatorët tjerë, më konkretisht me operatorin Vala.

Çmimi për një shpallje kushton 1 euro në Kosovë, 156 LEK ne Shqipëri dhe 59 MKD në Maqedoni (të gjitha çmimet janë të llogaritura me TVSH). Krahas kësaj ekzistojnë edhe shërbime tjera që do të shpalosen gjatë të ardhmes me çmime më të lira prej 0.50 cent dhe 0.15 cent.

Në fillim të këtij viti kompania Fast Europe Ventures ka punuar me shpejtësi me operatorët lokalë dhe partnerë (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni) për të sjellë në treg modelin m-payment (m-commerce) ne rajonin tonë, duke paraqitur kështu para konsumatorëve një treg mbarëkombëtar.

LEXO EDHE:  Kompanitë të cilat shpenzojnë miliona në lobim pranë Komisionit Evropian

“Duke u bazuar ne faktet se në Evropë mesatarja e një personi që shpenzon për vit në pagesat me celular sillet rreth 30-50 euro, në rajonin tonë me një mesatare prej 10 euro shpenzim për person gjatë një viti, pritet një qarkullim nga sistemet e pagesave në internet prej 15-20 milion euro për vit në 10 vitet e ardhshme”, theksoi kreyshefi ekzekutiv i kompanisë Fast Europe Ventures, Kushtrim Xhakli.

Fast Europe Ventures mbulon rreth 2.8 milion konsumatorë të telefonisë mobile në rajonin tonë.

Shërbimi m-payment do të jetë i gatshëm për të gjithë ata që krijojnë dhe që dëshirojnë të bëjnë pagesa përmes telefonit.

Për më shumë vizitoni www.fasteurope.com

Lajmet e fundit>