Blog

FIFA do të përdorë inteligjencë artificiale në Kupën e Botës për pozicionet jashtë loje

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Korrik 2022
FIFA thotë se ky proces do të ndodhë në pak sekonda që do të thotë se vendimet do të bëhen më shpejtë dhe më të sakta në lidhje me pozicionet jashtë loj FIFA do të përdorë inteligjencë artificiale në Kupën e Botës për pozicionet jashtë loje

FIFA tha se do të përdorë kamera me inteligjencë artificiale për të ndihmuar arbitrat të kapin pozicionet jashtë loje në Kupën e Botës 2022.

Sistemi gjysmë automatik ka sensorë në top dhe 12 kamera të montuara poshtë çatisë së stadiumeve të cilat përdorin machine learning për të gjurmuar 29 pika të trupit të lojtarit.

Një softuer do të kombinojë këto të dhëna për të paralajmëruar arbitrat kur lojtarët janë në pozicion jashtë loje. Paralajmërimet do të dërgohen tek dhoma e kontrollit dhe më pas të merret vendimi.

FIFA thotë se ky proces do të ndodhë në pak sekonda që do të thotë se vendimet do të bëhen më shpejtë dhe më të sakta në lidhje me pozicionet jashtë loje.

Të dhënat e gjeneruara nga kamerat do të përdoren për të krijuar edhe animacione të automatizuara.

Ky është shembulli më i fundit sesi sporti po përqafon teknologjinë e automatizuar në vendimmarrje. Më përpara FIFA prezantoi VAR, asistentin virtual të arbitrave, që monitoron vendimet duke ju dhënë mundësi këtyre të fundit ti rishikojnë ato. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bitcoin në nivelin më të lartë të 6 muajve të fundit

Tags >

FIFA