Softuer

FIFA 11 në tetor për PC

Publikuar , 08 Korrik 2010
0
FIFA 11 në tetor për PC

EA ka bërë të ditur se FIFA 11 do të veçohet me një motor të ri të gjeneratës së ardhshme që ka qenë në zhvillim për dy vite, dhe më në fund do të ketë ngjallje të lojtarëve më të fuqishëm të botës me pamje vizuale të shkëlqyera që i kemi parë në konzola kohëve të fundit.

Pasi u paraqit në treg vitin që shkoi FIFA 10 me disa aftësi të tejkaluara grafike, gejmerët e platformës PC nuk ishin të kënaqur me të. Shumë pyetje më pas u paraqitën rreth të ardhmes së kësaj serie dhe lojërave sportive në përgjithësi në këtë platformë. Megjithatë Fifa 11, do të jetë ajo që do të mbush këtë zbrastirë dhe ato që u kritikuan e kërkuan nga adhuruesit, duke përfshirë kualitet të luajtjes të ngjashëm me konzolat më të mira në treg,

“Marka EA Sports FIFA është e përkushtuar për të investuar dhe bërë inovacione për PC dhe ky është një moment që duhet shënuar” tha producenti ekzekutiv Kaz Makita. “Ne jemi duke sjellë Fifa 11 PC me kualitet të jashtëzakonshëm të argëtimit, me moduse inovative të luajtjes, grafik të jashtëzakonshme e shumë opsione tjera, që e bëjnë FIFA një prej lojërave më të mira në PS3 dhe Xbox360, dhe këtë e vërtetojnë edhe çmimet e shumta që ka fituar deri më sot”.

Më në fund ne mund të kemi një lojë futboll që ia vlen të luhet në PC, dhe e tëra që na duhet tani është cross-platform play në mënyrë që ne të jemi të barbartë edhe më ata që luajnë në Xbox 360. Veçoritë e plota dhe moduset e luajtjes për FIFA 11 PC do të duhej të paraqiten gjatë javëve në vazhdim, kurse vet loja do të paraqitet me 1 tetor të këtij viti.

LEXO EDHE:  Huawei publikoi Android 9 Pie për 10 modele telefonësh

Lajmet e fundit>