Harduer

Fiket pas 25 vitesh ueb-kamera më e vjetër në botë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Gusht 2019
0
Jeff Schawartz, i cili së bashku me Dan Wong vunë ueb-kamerën në funksion, thanë se më 30 Gusht do të jetë offline. Fiket pas 25 vitesh ueb-kamera më e vjetër në botë

Ueb-kamera më e vjetër në botë do të fiket pas 25 vitesh. The Fogcam u vu në funksion në 1994 në Kampusin Universitar të San Franciskos.

Që atëherë thuajse ka regjistruar video pa ndërprerje me përjashtim të intervaleve të mirëmbajtjes.

Krijuesit e saj thanë se kamera do të fiket sepse nuk gjejnë më një vend të përshtatshëm për vendosjen e saj.

Jeff Schawartz, i cili së bashku me Dan Wong vunë ueb-kamerën në funksion, thanë se më 30 Gusht do të jetë offline.

Edhe pse Fogcam do të fiket, uebsajti përmes të cilit transmeton do të jetë aktiv. Scharwtz tha se u inspirua për të vendosur kamerën pas implementimit të ueb kamerës së parë në botë në Universitetin e Kembrixhit për të mbikëqyrur një kafene komunale. Kamera e Kembrixhit u fik në 2001.

Në 1994 Schwartz dhe Wong ishin programues dhe përdornin projektin e ueb-kamerës si një mënyrë për të praktikuar kodimit dhe mësuar teknologjitë e uebit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung Galaxy A9 është telefoni i parë me katër kamera i kompanisë

Lajmet e fundit>