Lajmet

Fillimi i fundit për sistemin operativ 10 vjeçar Windows 7

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Prill 2019
0
Ndërsa gjatë muajit Shkurt pati një rritje në pjesës së tregut të Windows, të dhënat e Netmarketshare për muajin Mars tregojnë të kundërtën. Fillimi i fundit për sistemin operativ 10 vjeçar Windows 7

Ndërsa Windows 7 i afrohet fundit të jetës, tregu ka filluar ti përgjigjet këtij shqetësimi sepse sistemi operativ ka filluar të humbasë përdorues.

Ndërsa gjatë muajit Shkurt pati një rritje në pjesës së tregut të Windows, të dhënat e Netmarketshare për muajin Mars tregojnë të kundërtën.

Vitin e kaluar Windows 10 parakaloi Windows 7 për tu bërë sistemi operativ më i përdorur. Në Dhjetor Netmarketshare përllogariste 39.22% të tregut nga windows 10 dhe 36.9% të tregut nga Windows 7.

Në Janar pak pasi Windows 10 filloi të rritej, Microsoft njoftoi se nuk do të ofronte më mbështetje për Windows 7 pas 14 Janarit 2020. Kjo do të thotë se nuk do të ketë më përditësime sigurie falas por disa përdorues mund të paguajnë nëse duan mbështetje.

Pas lajmit se Windows 7 do të lihej në mëshirë të fatit, sistemi operativ u rrit në 38.41% në tregut në Shkurt por nuk zgjati.

Të dhënat e fundit thonë se Windows 10 ka shkuar në 43.62% ndërsa Windows 7 ka rënë në 36.52%.

De fakto ky është fillimi i fundit për një sistem operativ mëse 10 vjeçar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Sezoni i 8-të i Fortnite lejon ringjalljen por largon aeroplanët

Lajmet e fundit>