Lajmet

Fillon dërgimi i Android 11 tek flagshipët e Samsung

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Dhjetor 2020
Përditësimet vinë tre muaj nga debutimi i Android 11. Samsung historikisht ka qenë i ngadaltë me përditësimet Android edhe për smartfonët më të fundit. Fillon dërgimi i Android 11 tek flagshipët e Samsung

Samsung filloi të dërgonte Android 11 dhe One UI 3.0 për disa prej modeleve më të fundit të smartfonëve. Të parët që do të marrin përditësimin janë seritë Galaxy S20 në SHBA, Kore dhe Evropë nga dita e sotme.

Përditësimet për Note 20, dhe modelet e vitit të kaluar Note 10 dhe 10 Plus së bashku me Z Fold, Z Fold 2 dhe Z Flip do të vinë në “javët në vijim” thotë Samsung. Ndërsa për seritë Galaxy A në gjysmën e parë të 2021.

Përditësimet vinë tre muaj nga debutimi i Android 11. Samsung historikisht ka qenë i ngadaltë me përditësimet Android edhe për smartfonët më të fundit.

Tre muaj nuk është pritje e madhe por disa prodhues të tjerë si Xiaomi, OnePlus dhe Oppo kanë arritur të ofrojnë Android 11 vetëm pak ditë nga debutimi zyrtar i Google. Një prej arsyeve pse përditësimet e Samsung marrin më tepër kohë është ndërfaqja e përshtatur e sistemit operativ.

One UI 3.0 sjell kryesisht rafinime vizuale për ndërfaqen ekzistuese të smartfonëve Samsung. Menutë dhe widgets tashmë prezantohen me një sfond transparent. Animacionet duhet të jenë më shpejta, menuja e volumit është ridizajnuar dhe autofokusi i kamerës duhet të jetë më i shpejtë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  iPhone 12 Pro më i shitur sesa iPhone 12 mini