Lajmet

Fillon sot Konferenca Ndërkombëtare për Aplikacionet dhe Trendet më të Fundit në Shkencat Kompjuterike dhe IT

Publikuar , 12 Dhjetor 2014
0
Fillon sot Konferenca Ndërkombëtare për Aplikacionet dhe Trendet më të Fundit në Shkencat Kompjuterike dhe IT

fshnDepartamenti i Informatikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, organizon në Tiranë konferencën e parë ndërkombëtare për Aplikacionet dhe Trendet më të Fundit në Shkencat Kompjuterike dhe Teknologjinë e Informacionit. Ky aktivitet do të zhvillohet përgjatë dy ditëve, duke filluar nga sot ditën e premte, datë 12 dhjetor, ora 17:00 në Sallën “Liria” në Qytetin Studenti dhe do të përfundojë ditën e shtunë, datë 13 dhjetor, në ambientet e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, pranë Godinës D. Në këtë konferencë do të marrin pjesë kërkues të ndryshëm të cilët kanë kontribuar ose janë pjesë e rëndësishme e sektorit të TIK, si vendas po ashtu edhe të huaj. Gjithashtu ky aktivitet i rëndësishëm shkencor përkon edhe me 30 vjetorin e krijimit të degës së Informatikës në këtë fakultet.

Ndër të ftuarit e ditës së parë do të jenë dy ish-studentë të këtij departamenti, që sot drejtojnë dikastere të rëndësishme ministrore: Milena Harito, Ministre e Inovacionit dhe Administratës Publike e Shqipërisë dhe Ilir Beqja, Ministër i Shëndetësisë. Gjithashtu do të jetë e ftuar edhe Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Lindita Nikolla. Në ditën e parë të konferencës do të kenë fjalën e tyre Prof. Dr.Dhori Kule, Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Mynyr Koni, dekani i Fakulteti të Shkencave të Natyrës, Prof. Dr. Ilia Ninka, përgjegjësi i Departamentit të Informatikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Gentian Bajraktari nga sponsori GOLD i konferencës Abissnet. Mbrëmja përfundon me darkën Gala për hapjen e konferencës dhe festimin e 30 vjetorit të degës së Informatikës pranë hotel Diplomatit.

51_big (1)Dita e dytë e kësaj konference do të organizohet në godinën D të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe do të shtrihet në kohë gjatë gjithë ditës në disa seanca paralele. Gjallëri konferencës përveç temave mjaft interesante nga fusha aktuale të informatikës dhe teknologjisë së informacionit do t’ia japin dhe folësit e huaj, ku me fjalimet e tyre do të çelin seancat e kësaj dite. Profesorët e ftuar janë nga universitete të njohura nga Italia, Greqia, Suedia si dhe përfaqësues i IEEE. Prania e pjesëmarrësve nga disa vende si Italia, Rumania, Turqia, Greqia, Kosova i japin dimensione ndërkombëtare konferencës. Shtëpia botuese ICTSmedia është mbështetëse mediatike e kësaj konference, e cila do të pasqyrojë në mediumet e saj këtë eveniment shkencor. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Për herë të parë në Shqipëri vinë Sesionet Rajonale të Parlamentit Rinor Evropian

Lajmet e fundit>