Harduer

Fillon transmetimet televizioni i parë Ultra HD për Evropën

Publikuar , 15 Janar 2013
0
Fillon transmetimet televizioni i parë Ultra HD për Evropën

EutelsatEutelsat Communications ka lançuar kanalin e parë Ultra HD në Evropë më datën 8 janar.

Ai transmeton përmes satelitit në rezolucion 3,840 x 2,160 (4K) në 50 frames per second – ekuivalenca evropiane e 60p.

Transmetimet janë në formatin MPEG-4, realizohen me ndihmën e kompresimit të videos nga ofruesi i zgjidhjeve ATEME si dhe transmetohet në 40 Mbps.

Kjo sasi është mbi dyfishin e gjerësisë së bandës që përdoret nga pjesa më e madhe e trasmetuesve 1080i, por nuk tregon domosdoshmërisht të ardhmen e përdorimit për transmetime të tilla Ultra HD, pasi pritet që ato të përdorin një kodeks më efiçent HEVC.

Ky i fundit varet nga hapësira e ngjyrave dhe faktorë të tjerë, kështu që transmetuesit e Ultra HD mund të përdorin më pak gjerësi sesa përdor aktualisht 1080i.

Faktikisht, të paktë janë konsumatorët që do të përfitojnë nga kjo teknologji, pasi edhe numri i televizorëve jashtëzakonisht të shtrenjtë Ultra HD kufizohet në tre. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  OnePlus 7, hidhet dritë mbi cilësitë e telefonit

Tags >

TV
Lajmet e fundit>