Softuer

Fillon pranimi i aplikimeve për Beta të Company of Heroes Online

Publikuar , 21 Korrik 2010
0
Fillon pranimi i aplikimeve për Beta të Company of Heroes Online

THQ ka hapur para publikut aplikacionet për beta testim përmes Blue’s News, dhe e tëra që ju duhet të bëni është të regjistroheni për një llogari në ueb faqen e Company of Heroes.

Kur të regjistroheni , keni kujdes që të zgjidhni të pranoni edhe “Recieve News” (Pranoni lajme) dhe “Recieve Offers” (Pranoni oferta) në mënyrë që të jenë të kualifikuar për një çelës për beta testim. Në momentin që çelësat të jenë gati për tu dërguar, ju do të pranoni një email që ju njofton nëse jeni përzgjedhur.

Një blog post thekson se nuk ka shumë çelësa gjatë fazës së parë të beta testimit, por numri i tyre do të zgjerohet me kalimin e kohës. Gjithashtu rekomandohet që ju të shkoni këtu dhe të përditësoni lojën tuaj në versionin më të fundit nëse veçse keni Company of Heroes dhe po shpresoni të futeni në beta. Kjo do t’ju kursejë kohë në momentin që të fillojë shpërndarja e beta versionit.

Company of Heroes Online është një version pa pagesë për tu luajtur dhe ofron një strategji në kohë reale të Luftës së Dytë Botërore. Company of Heroes, do të përfshijë lojën e plotë single-player dhe një modus të përmirësuar online me një sistem të vazhdueshëm të avancimit.

LEXO EDHE:  Lançimi i iOS 13 do të bëjë miliona iPhone të papërdorshëm

Lajmet e fundit>