Softuer

Fillon testimi i Star Wars: The Old Republic

Publikuar , 10 Korrik 2010
0
Fillon testimi i Star Wars: The Old Republic

Në shtator të vitit 2009, një vit pasi loja u shpalos zyrtarisht, BioWare filloi me pranimin e aplikimeve për testimin e mbyllur të betas Star Wars: The Old Republic. Pothuajse një vit më vonë, porta është hapur dhe zhvilluesi është duke lejuar valën e parë të testueve vullnetarë që të fusin duart e tyre në këtë lojë.

Sipas një postimi në ueb faqen SW:TOR, procesi i testimit të lojës është i përbërë nga disa faza. Valët e para, për të cilat BioWare thekson se janë të “vogla” dhe të “fokusuara”, janë të limituara tek përdoruesit nga Amerika Veriore. Megjithatë, gjersa përparon dritarja testuese, ajo do të hapet edhe për “territore tjera”.

Ata që janë të interesuar të fusin duart e tyre në lojën masive-multiplayer-online-role-playing-game Star Wars: The Old Republic mund të shprehin interesin e tyre duke u regjistruar në forumin e ueb faqes së kësaj loje. Përveç kësaj, ata që veçse janë anëtarë të Game Testing Portal mund ta zgjedhin për testim të menjëhershëm, megjithëse ende ka pak detaje për këtë formë testimi.

Star Wars: The Old Republic ka një ngjarje të vendosur pothuajse 300 vite pas ngjarjeve që kanë ndodhur në lojën origjinale, por diku rreth 3.600 vite para ngjajreve të filmave të jashtëzakonshëm të LucasArts. Lojtarët mund të zgjedhin cilën anë të Forcës ata dëshirojnë të përkrahin, duke marrë profesione si Sith Warrior dhe mercenearë për anën e errët, apo të kalojnë nga ana e Galactic Republic si ushtar apo tregtarë.

Star Wars: The Old Republic pritet të paraqitet për PC në pranverë të vitit 2011, e deri atëherë sigurisht që do t’ju njoftojmë edhe për të reja tjera rreth këtij titulli.

LEXO EDHE:  Fortnite anulon përditësimin i cili prishi ndjesinë e armëve

Lajmet e fundit>