Lajmet

Filluan regjistrimet për OSCAL 2014, konferenca e parë shqiptare që i kushtohet Open Source

Publikuar , 08 Prill 2014
0
Filluan regjistrimet për OSCAL 2014, konferenca e parë shqiptare që i kushtohet Open Source

3-DSC_8936-fb-01-1024x378OSCAL (Open Source Conference Albania) është konferenca e parë shqiptare që i dedikohet softuerëve me burim të hapur dhe kulturës open source. Ky event i rëndësishëm është nismë e Open Labs, komunitet që promovon kulturën open source në Shqipëri që prej vitit 2012. Pjesë e kësaj konference do të jenë prezantues të ndryshëm të cilët do të flasin për projekte të tilla si Linux, Wikipedia, LibreOffice, Arduino dhe Mozilla.

OSCAL 2014 do të organizohet në datën 3 dhe 4 maj në godinën Liria, pranë Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë. Regjistrimet sapo kanë filluar dhe të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të jenë pjesëmarrës mund të drejtohen në këtë link. Duhet të keni parasysh se regjistrimi është pa pagesë, por është i nevojshëm.

Në qoftë se keni një projekt që lidhet me krijimin dhe përdorimin e softuerëve dhe teknologjive open source dhe do dëshironit t’a prezantonit, atëherë mund të aplikoni këtu deri në datën 15 prill. Për më tepër detaje rreth aplikimit mund të drejtoheni në këtë faqe. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Gmail për telefonët ka një fytyrë të re

Lajmet e fundit>