Lajmet

Film mbi jetën e Jobs

Publikuar , 09 Tetor 2011
0
Film mbi jetën e Jobs

Ndërkaq, shtëpia botuese amerikane “Simon & Schuster” po e përshpejton botimin e biografisë së bashkëthemeluesit të kompanisë “Apple”, i cili vdiq të mërkurën nga kanceri. “Simon & Schuster” fillimisht ka menduar ta botojë biografinë “Steve Jobs” më 21 nëntor por e ndryshoi datën më 24 tetor pas vdekjes së Jobsit. Isaacson ka punuar në biografi me Steve Jobs i cili njihej si një person tejet privat.

Intervistën e fundit me Steve Jobs ai e bëri muajin e kaluar. Isaacson, ish-drejtues i bordit të CNN-it dhe ish-redaktor përgjegjës i revistës “Time”, tashmë njihet edhe si një biograf i respektuar i cili mes tjerash ka shkruar për personalitete si Benjamin Franklin dhe Albert Einstein. Jobs i ka kërkuar biografit të bëjë libër për të në mënyrë që fëmijët e tij të kenë një ide të qartë se kush ishte ai./Gazeta Zëri

LEXO EDHE:  LG prezanton televizorët e 2019, të parët me porta HDMI 2.1

Lajmet e fundit>