Harduer

Filmat me qira të YouTube në Smart së shpejti në TV-të e Philips

Publikuar , 10 Shtator 2012
0
Filmat me qira të YouTube në Smart së shpejti në TV-të e Philips

Në një komunikatë për shtyp duke treguar për aplikacionet që do të vijnë për platformën e televizorëve Smart të Philips, TP Vision zbuloi që filmat me qira në YouTube do të jenë në dispozicion më vonë gjatë këtij viti në një numër të regjioneve evropiane.

Është e interesante që ndërmarrja (që prodhon ndërkombëtarisht televizorët Philips) poashtu jep informatë që këta filma me qira do të mund të zgjerohen tek harduerët e më tepër prodhuesve, duke premtuar që vetëm televizorët Smart do të jenë “në mesin e të parëve” që do të marrin këtë funksion.

Megjithëse nuk e arrin pjesën që e kanë kundërshtarët me video si Netflix, Amazon Instant Video dhe Vudu, nisma me qira e YouTube është rritur gjatë këtij viti teksa Google ka arritur marrëveshje me Paramount Pictures, MGM dhe ofruesit e tjerë të përmbajtjeve.

Ende shërbimi premium duhet të bëjë kalimin nga kompjuterët tek TV-të dhe disa harduerë të tjerë të teatrit në shtëpi. Falë TP Vision, duket se nuk do të jetë një bllokim rrugë edhe për shumë gjatë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  YouTube fajësohet për rritjen e numrit të atyre që besojnë se toka është e sheshtë

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>