Blog

Filmi Korean Squid Game me kriptomonedhë, vlera e saj rritet me 2400%

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Tetor 2021
Ato mund të këmbehet në para ose kriptomonedha të tjera. Filmi Korean Squid Game me kriptomonedhë, vlera e saj rritet me 2400%

Nëse jeni një fans i shfaqjes Koreane në Netflix Squid Game, një kriptomonedhë me emrin e saj është krijuar.

Një lojë online i filmit është krijuar për të cilën duhet të blini kriptomonedhën Squid për ta luajtur. Ditën e Marte kishte një vlerë prej 1 cent ndërsa sot këmbehet me 4.39 dollarë.

Por Squid është kritikuar sepse nuk lejonte investitorët të rishisnin monedhat e tyre.

Seritë e filmit Squid Game janë bërë virale. Në lojën Squid duhet të blini kriptomonedha për të luajtur dhe më pas duke luajtur fitoni më shumë kriptomonedha. Ato mund të këmbehet në para ose kriptomonedha të tjera.

Tashmë vlera e Squid ka shkuar në 184 milionë dollarë.

Fama e serive ishte aq e madhe saqë Netflix gjeneroi 900 milionë dollarë ndërsa janë dashur vetëm 21.4 milionë dollarë për ta bërë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Procesorët e rinj Qualcomm sjellin 5G më të shpejtë tek smartfonët buxhetorë