Lajmet

Filmi “The Interview” transmetohet edhe në iTunes

Publikuar , 29 Dhjetor 2014
0
Filmi  “The Interview” transmetohet edhe në iTunes

PCWorld Albanian iu lajmëroi fillimisht se kompania Apple ishte kontaktuar nga Sony lidhur me transmetimin e filmit “The Interview” në iTunes, por ajo nuk pranoi ta bënte këtë gjë. Por të rejat e fundit tregojnë se kompania Apple ka vendosur ta transmetojë filmin dhe ta ofrojë atë me të njëjtin çmim si Google, YouTube dhe Xbox Video; 6 dollarë për ta marrë me qera dhe 15 dollarë për ta blerë.

o-the-interview-trailer-facebook

Javën e kaluar, kompania Sony u shpreh se nuk do ta lançonte filmin e saj “The Interview” as në teatro e as online duke qenë se shumë teatro nuk e mbështetën dhe tregua një mungesë mbështetjeje për të, por gjithashtu një arsye tjetër e fortë ishte edhe vazhdimi i kërcënimeve për sulme kibernetike akoma më të mëdha. Megjithatë presidenti Barack Obama dha opinionin e tij përsa i përket çështjes duke u shprehur se kompania Sony po bën një gabim që i ndrydh planet e saj nga kërcënimet. Më pas kompania i ndryshoi vendimet duke e nxjerrë filmin, në ditën e Krishtlindjeve, në më shumë se 200 teatro të pavarura ashtu si edhe online. (PCWorld Albanian)

 

LEXO EDHE:  A është ky fundi i kohështrirjes së Facebook?

Lajmet e fundit>