Harduer

Find N është telefoni i parë me ekran me palosje i Oppo

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Dhjetor 2021
Oppo thotë se ekrani i reziston 200 mijë palosjeve dhe temperaturave deri në -20 gradë celsius. Megjithatë nuk ka një certifikim IP. Find N është telefoni i parë me ekran me palosje i Oppo

Tre gjenerata telefonë me ekrane që palosen e bënë Samsung lider në këtë hapësirë, saqë Huawei dhe Xiaomi vendosën të adoptonin të njëjtin format.

Pasi kishte lënë të kuptohet se po punonte në një prototip me ekran me palosje vite më parë, ishte çështje kohe përpara se të kishim një të tillë nga Oppo, prodhuesi i katërt më i madh në botë i smartfonëve.

Sot kompania Kineze prezantoi Find N, një telefon me ekran të jashtëm 5.49-inç dhe të brendshëm prej 7.1-inç.

Veçantia e këtij dizajni është se Oppo përdorir një raport ekrani prej tabloje, 9:9.4 ose 1920×1782 piksel duke ofruar më shumë hapësirë.

Është i ngjashëm me Microsoft Surface Duo 2 por ekrani është në një panel të vetëm. Edhe ekrani i jashtëm ka një raport të zakonshëm prej 9:18 ose 988×1972 piksel ndryshe nga ekrani i ngushtë i Galaxy Z Fold 3 prej 9:24.5.

Oppo thotë se ekrani i reziston 200 mijë palosjeve dhe temperaturave deri në -20 gradë celsius. Megjithatë nuk ka një certifikim IP.

Në brendësi është procesori i vjetër Snapdragon 888 në vend të Snapdragon 8 Gen 1 apo Snapdragon 888 Plus. Oppo tha se procesori i vjetër vjen si rezultat i ciklit të gjatë të zhvillimit megjithatë edhe 888 është mjaftueshëm i fuqishëm shoqëruar nga 12GB RAM LPDDR5 dhe 512GB memorie UFS 3.1.

Smartfoni vjen me Android 11 në formën e ColorOS 12. Kamera pasme parësore është 50-megapiksel f/1.8 bazuar në sensorin Sony IMX766, ultra-wide 16-megapiksel IMX 481 f/2.2 dhe 13-megapiksel telefoto Samsung S5K3M5 f/2.4 2x.

Kamera selfie është një sensor 32-megapiksel IMX615 f/2.4.

Bateria prej 4,500 mAh vjen me teknologjinë 33W të karikimit të shpejtë me kabëll dhe 15W me wireless.

LEXO EDHE:  Çmimet e Microsoft Office rriten me 20% për klientët që nuk kalojnë nga abonimet mujore në ato vjetore

Find N vjen në ngjyrë të zezë, bardhë dhe lejla me çmim bazë prej 1,210 dollarë për 8GB RAM dhe 256GB memorie deri në 1,410 dollarë për 12GB RAM dhe 512GB memorie. /PCWorld Albanian