Lajmet

Firefox 15.0.1 arnon vrimën për Shfletimin Privat

Publikuar , 10 Shtator 2012
0
Firefox 15.0.1 arnon vrimën për Shfletimin Privat

Mozilla lëshoi Firefox 15.0.1 gjatë ditës së enjte në mënyrë që të arnojë një vrimë që zbulonte uebfaqet e vizituara nga përdoruesit gjatë formës së “Shfletimit Privat”.

Qëllimi i formës së “Shfletimit Privat” është që t’ua mundësojë përdoruesve të Firefoxit që të shfletojnë uebin pa lënë ndonjë gjurmë të uebfaqeve të vizituara.

Sipas një artikulli për mbështetje në uebfaqen e Mozillas, derisa bëhet funksionimi në formën e Shfletimit Privat, shfletuesi nuk duhet të ruaj faqet e vizituara, gjërat e shkruara në shiritin e kërkimit dhe kutitë e tjera, fjalëkalimet, vendshkarkimet, “cookiet” ose skedarët e përkohshëm të internetit, që janë të njohura në mënyrë të përgjithshme si përmbajtja e “cached” e uebit.

Përmbajtja e “cached” në ueb përmban fotografi, skedarë dhe burime të tjera të shkarkuara automatikisht nga shfletuesi nga uebfaqet e vizituara. Këta skedarë ruhen dhe ngarkohen drejtpërdrejt nga disku kur një uebfaqe rivizitohet në mënyrë që të ulë kohën e ngarkimit të një faqeje.

Vrima e adresuar në Firefox 15.01 bëri që skedarë të përkohshëm të internetit të ruhen brenda “cache-it” të diskut të shfletuesit në vend të “cache-it” të memories kur të bëhet shfletimi në formën private. Për dallim nga cache i diskut, cache i memories fshihet automatikisht kur të bëhet, të kryhet shfletimi.

Sipas një bisede në ndjekësin e vrimave të Firefoxit, vrima ishte paraqitur në Firefox 15, por ishte i pranishëm në ndërtimet e zhvillimit të Firefox 16, 17 dhe 18.

Përdoruesit duhet të jenë të vetëdijshëm që kur të bëhet përditësimi nga Firefox 15.0 në Firefox 15.0.1 skedarët e përkohshëm tashmë të ruajtur në cache-in e shfletuesit nuk largohen automatikisht. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  iPhone XR do të jetë më i suksesshëm sesa iPhone XS thotë analisti shquar

Lajmet e fundit>