Lajmet

Firefox 15 në iOS vjen me ndryshime të vogla po të rëndësishme

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Shkurt 2019
0
Sipas Mozilla, Firefox ka 300 milion përdorues aktivë. Për herë të parë Firefox në iOS mbërriti në Nëntor të 2015-ës. Firefox 15 në iOS vjen me ndryshime të vogla po të rëndësishme

Mozilla publikoi Firefox 15 për iOS duke sjellë përmirësime në shfletimin privat, menunë kryesore, konfigurimin dhe tabet.

Përdoruesit e iPhone dhe iPad mund të shkarkojnë versionin më të fundit nga App App Store.

Sipas Mozilla, Firefox ka 300 milion përdorues aktivë. Për herë të parë Firefox në iOS mbërriti në Nëntor të 2015-ës.

Me Firefox 15 ndryshimi më i madh është tek shfletimi privat. Tashmë nëse keni shfletuesin e hapur në një tab privat dhe mbyllni aplikacionin. Herën tjetër që e hapni do të shfaqet në modalitetin privat siç ka qenë në fillim.

Një tjetër ndryshim është ndërfaqja e re e menusë dhe cilësimeve. Ato ngjajnë më tepër me aplikacionin desktop duke krijuar një konsistencës mes tyre.

Nga menuja tashmë lehtësisht mund të aksesoni bookmark-et, historinë, listën e leximeve dhe shkarkimet nën opsionin e librarisë.

Firefox Home mund të përshtatet me sajtet që ju interesojnë më së shumti. Së fundi renditja e tabeve është e disponueshme në Firefox 15 thjeshtë duke i tërhequr në fushën përkatëse.

Ju mund të shkarkoni aplikacionin duke klikuar mbi këtë lidhje. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Firefox 64 përmirëson përdorimin e tabeve dhe shtojcave

Lajmet e fundit>