Lajmet

Firefox 19 vjen me lexues të PDF-ve dhe veçori të tjera

Publikuar , 12 Janar 2013
0
Firefox 19 vjen me lexues të PDF-ve dhe veçori të tjera

firefox“Ju nuk mund ta ndalni progresin” thotë një thënie dhe kjo është e vjetër për Firefox-in. Për ta dëshmuar këtë, duke përcjell lëshimin zyrtar të Firefox 18 për desktop dhe Android, gjatë ditës së premte u bë lëshimi i pasardhësit të vet – Firefox 19, në versionin beta.

Në fakt janë disa veçori të reja interesante që janë duke ardhur në shfletuesin e popullarizuar me burim të hapur të Mozilla-s me këtë version që ka ardhur dhe me atë që pritet të vijë gjatë të ardhmes. Më poshtë po i përmendim disa më të theksuar.

Një lexues i brenda-ndërtuar i PDF-ve

Natyrisht, lajmi më i madh për anën desktop është që Firefox 19 përfshin një lexues të brenda-ndërtuar të PDF-ve. “Për viteve me radhë janë bërë shumë shtojca për shikimin e PDF-ve brenda Firefox”,- shpjegoi Bill Walker, që është një menaxher i inxhinierisë në Mozilla dhe inxhinieri softuerik Brendan Dahl në një postim në blog gjatë ditës së premte.

“Shumë nga këto shtojca vijnë me kod pronësor me burim të mbyllur që ka mundësi që t’i zbulojë përdoruesi dobësitë e sigurisë.”

Shtojca të tilla synojnë po ashtu që të përfshijnë kod shtesë për të kryer shumë gjëra të cilat tashmë Firefox i kryen mirë, si paraqitja e imazheve dhe teksteve, shtuan Walker dhe Dahl. Lexuesi i ri i PDF-ve i cili vjen tani në Firefox 19 ishte zhvilluar duke shfrytëzuar HTML5 për të larguar nevojën për shtojcat e palës së tretë dhe për të lejuar një përvojë më të sigurt dhe më të mprehtë të shfletimit.

Duke e përdorur atë, shumica e PDF-ve nuk do të ngarkohen dhe hapen në shpejtësi, por ato do të hapen në mënyrë të sigurt dhe “kanë një ndërfaqe që ndjehet në shtëpi në shfletues”,- thanë ata. Për më tepër, për shkak se përdor API-të e standardit HTML5, lexuesi i ri i PDF-ve mund të funksionojë në shumë platforma, duke përfshirë PC-të, tabletët, telefonat, e po ashtu edhe në shfletues të ndryshëm.

LEXO EDHE:  A është koha për ta mbyllur Facebook-un?

Shfletuesi i qasshëm nga afërsisht 15 milionë telefona të tjerë

PDFNdërkohë, Firefox 19 për Android shton disa veçori të reja kyçe. Ndoshta më të theksuara në mesin e tyre është shtimi i mbështetjes së ARMv6, duke e bërë shfletuesin të qasshëm nga afërsisht 15 milionë telefona të tjerë.

Versioni beta i Firefox 19 tani është në dispozicion për telefonat me kërkesa minimale prej 600MHz, 512MB dhe HVGA, duke përfshirë pajisjet e popullarizuara si LG Optimus One, T-Mobile myTouch 3G Slide, HTC Wildfire S dhe ZTE R750.

Gjithashtu risi për softuerin testues beta për mobil është integrimi i Firefox-it në veglën e kërkimit të Google.

“Tani ju mund të lëshoni një kërkim në Google në Firefox-in për Android Beta, drejtpërdrejt nga ballina e telefonit tuaj, për ta bërë më të lehtë dhe më të shpejt kërkimin në ueb në telefonin tuaj mobil”,- shpjegon skuadra e ekipit. (PC World Albanian)

 

Lajmet e fundit>