Softuer

Firefox 3.0.4

Publikuar , 15 Nëntor 2008
0
Firefox 3.0.4

Përveç kësaj lista e arnimeve të reja përfshin edhe integrimin e lokalizioneve Icelandic dhe Thai, shtimin e çertifikatave shtesë EV root, lista Public Suffix (mbaresat publike), etj. Arnimi i një problemi përmirëson një çështje që do t’i pengonte disa fjalëkalime të ruajtura në versionin 3.0.2 të funksionojnë në mënyrë të rregullt. Përmirësim tjetër është edhe korrigjimi i një problemi që ka të bëjë me veglat hyrëse IME dhe karakteret Japoneze, Koreane, Kineze dhe Indiane. Në këtë azhurnim gjithashtu janë përfshirë edhe lëshimet beta për gjuhët: Bullgare, Esperanto, Estonishte, Letonishte Oktaine dhe Uelshe.

Nëse jeni duke përdorur Firefox, atëherë sigurisht që jeni paralajmëruar me dritaren përkatëse, për të bërë instalimin e versionit të ri dhe nëse dëshironi ta instaloni këtë version, atëherë shkarkimin e tij mund ta bëni nga uebfaqja zyrtare e Mozilla, www.mozilla.org.

LEXO EDHE:  Aplikacioni e-mail Spark mbërrin në Android

Lajmet e fundit>