Softuer

Firefox 4 paraqitet edhe për platformën Android

Publikuar , 29 Mars 2011
0
Firefox 4 paraqitet edhe për platformën Android

Sipas Mozilla, Firefox 4 do të jetë tre here më i shpejtë sesa shfletuesi i zakonshëm i Android, dhe arrin me përmirësime të mëdha në motorin JavaScript, që është dizajnuar për të mundësuar hapjen më të shpejtë të faqeve.

Firefox 4 Mobile është ndërtuar që të përdorë të njëjtën teknologji si për desktop, dhe është gjithashtu i pajisur edhe me tabs, bookmarks me një prekje, dhe një bashkësi të kontrolleve për shfletim.

Nëse dëshironi të kuptoni më shumë rreth veçorive të tija shikoni Mozilla Firefox 4 Mobile për Android dhe Maemo në blogun zyrtarë të Mozilla, dhe gjithashtu shikoni më poshtë një video të këtij shfletuesi në aksion. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Google Maps përmirëson lokalizimin në ambiente të brendshme

Lajmet e fundit>