Softuer

Firefox 4 shkarkohet më shumë se 5 milion herë brenda 24 orëve të para

Publikuar , 23 Mars 2011
0
Firefox 4 shkarkohet më shumë se 5 milion herë brenda 24 orëve të para

Momentalisht, matësi është duke treguar një shifër prej 9,737,000 shkarkime që po rritet vazhdimisht gjersa po shkruaj këtë artikull, dhe nga ajo që po shihet shumica e shkarkimeve po burojnë nga Evropa, më pas vie Amerika Veriore dhe në fund Azia.

Vetëm sa për krahasim, padyshim që nuk keni harruar ditën kur Microsoft tregoi se Internet Explorer 9 është shkruar 2.39 milion herë brenda 24 orëve të para të paraqitjes në treg, por shifrat e fundit nga Mozilla po tregojnë me të vërtetë se shfletuesi i saj po gjen një përkrahje jashtëzakonisht të madhe prej përdoruesve.

Versioni final i Firefox 4 sjell përkrahje të plotë për CSS3 dhe HTML5, një ndërfaqe të ridizajnuar, App Tabs, sinkronizim përgjatë platformave të ndryshme dhe Panorama, që është një veçori që ju mundëson të organizoni ndarjet (tabs) në grupe duke përdorur një ndërfaqe të tipit “tërhiq-dhe-lësho”.

Ardian Haxha, anëtarë i FLOSSK që është shoqatë nga Kosova pëkrahëse e softuerit të lirë dhe të hapur, bëri të ditur për PCWorld Albanian se deri më tani ka qenë përdorues i shfletuesit Chrome të Google, por sipas tij versioni i ri i Firefox 4 e ka bërë për vete për disa arsye. “Shpejtësia, dukja, organizimi më i mirë, e gjithashtu tabs në grupe, instalimi i lehtë i shtojcave/themes, janë disa prej veçorive të reja që më kanë bindur të kalojë tek versioni i ri i Firefox 4”.

Ardiani shton se këto dallime po i vëren mjaft shumë mu për shkakun se është përdorues i GNU/Linux. “Unë e vërej dallimin mjaft shumë sepse në GNU/Linux Firefox 3 ka pasur paksa telashe në funksionim. Por tani gjërat janë më ndryshe”.

“Menjëherë pas lansimit te versionit te ri nga FireFox, kalova nga versioni 3.6 ne versionin e ri dhe vërtete u mahnita” thekson në anën tjetër Valmir Mehmeti, gjithashtu një entuziast i IT-së. “Më janë dashur vetëm disa minuta te ambientohem me versionin e ri te Firefox dhe çdo gjë është e përsosur. Pamje shume e pastër, organizim i Tabe-ve më i mirë, shpejtësi jashtëzakonisht më e madhe, siguri më e lartë,et” vazhdon ai.

LEXO EDHE:  Instagram eksperimenton me fshehjen e numrit të pëlqimeve nëpër foto

Sipas Valmirit, veçoria e re “Pin as App Tab” është një prej veçorive më të pëlqyeshme për të. “Për mua “Pin as App Tab” ka një pikë të madhe pozitive sepse liron rrëmujën e bërë nga shume faqe të hapura e të lehtëson edhe më tepër navigimin ne internet”

“Më parë nuk kam qenë shume i kënaqur me shpejtësinë e versioneve te mëparshme të FireFox andaj shpesh edhe ndërroja shfletuesin duke kaluar ne Chrome apo Opera. Por tani me ketë punë qe ka bëre FireFox ne ketë shfletues, mendoj që është me i miri tani për tani” përfundon komentin e tij Valmiri për PCWorld Albanian.

Lajmet e fundit>