Lajmet

Firefox 61 sjell më shumë siguri dhe performancë

Publikuar , 26 Qershor 2018
0
Firefox 61 për desktop është i disponueshëm në Firefox.com dhe të gjithë përdoruesit ekzistues do të përditësohen automatikisht. Firefox 61 sjell më shumë siguri dhe performancë

Mozilla sot lançoi Firefox 61 për Windows, Mac, Linux dhe Android. Ky debutim vjen në vazhdën e Firefox Quantum, të cilin kompania e quan si përditësimin më të rëndësishëm të Firefox që nga debutimi i tij në 2004-ën.

Versioni 61 sjell TLS 1.3, dhe mundësinë për të shtuar motorë kërkimi sipas preferencave, menaxhimin e WebExtensions dhe Accessibility Tools Inspector.

Firefox 61 për desktop është i disponueshëm në Firefox.com dhe të gjithë përdoruesit ekzistues do të përditësohen automatikisht.

Si gjithnjë versioni Android vjen më me vonesë në Google Play.

TLS 1.3 është i disponueshëm në të katër platformat duke sjellë përmirësime të sigurisë, privatësisë dhe performancës.

Ndërsa TLS 1.2 në vetvete është i sigurtë, opsionet e protokollit përmbajnë probleme sigurie të cilat janë shfrytëzuar në të kaluarën. TLS 1.3 adreson këtë opsione problematike dhe përmban algoritme të cilat nuk kanë probleme të njohura sigurie.

Firefox 61 prezanton për përdoruesit një opsion të ri të quajtur “Tab Warming” i cili përshpejton eksperiencën e shfletimit dhe kalimin mes tabeve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Parlamenti Australian përballet me një sulm kibernetik

Lajmet e fundit>