Lajmet

Firefox 64 përmirëson përdorimin e tabeve dhe shtojcave

Publikuar , 11 Dhjetor 2018
0
Mozilla thotë se përdoruesit tashmë do të shohin sugjerime të funksioneve, shërbimeve dhe shtojcave të Firefox për mënyrën sesi duhet ti përdorin gjatë shfletimit në ueb. Firefox 64 përmirëson përdorimin e tabeve dhe shtojcave

Versioni më i ri i Firefox për desktop dhe Android, versioni 64, mbërriti ditën e sotme dhe sjell me vete disa veçori të cilat përmirësojnë përdorimin e tabeve dhe shtojcave.

Mozilla thotë se përdoruesit tashmë do të shohin sugjerime të funksioneve, shërbimeve dhe shtojcave të Firefox për mënyrën sesi duhet ti përdorin gjatë shfletimit në ueb.

Një shembull është sugjerimi i Google Translate kur shfletuesi vë re se e përdorni vazhdimisht.

Një tjetër funksion në këtë Firefox 64 është diçka që Mozilla e quan “menaxhim i avancuar i tabeve.” Kjo do të thotë se përdoruesit mund të përzgjedhin disa tabe dhe ti grupojnë së bashku, ti mbyllin, zhvendosin apo ti ngjisin.

Task Manager gjithashtu do të tregojë impaktin e secilit prej tabeve, shumë e nevojshme kur përdorni një laptop apo telefon Android dhe jeni të shqetësuar për konsumin e resurseve.

Në Android Mozilla thotë se ka përmirësuar shpejtësinë e shfletimit dhe rritur performancën falë ndryshimeve të aplikuara kryesisht në sfond. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Raiffeisen Bank në Shqipëri dhe Kosovë hapin raundin e dytë të programit “Sfida Elevator Lab”

Lajmet e fundit>