Lajmet

Firefox 67 mund të ketë zgjidhjen e duhur për përdorimin e lartë të memories

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Mars 2019
0
Zgjidhja është aplikuar në Firefox 67 Nightly dhe mund të kontrollohet duke ndryshuar preferencën në funksionet e administratorit të shfletuesit. Firefox 67 mund të ketë zgjidhjen e duhur për përdorimin e lartë të memories

Menaxhimi i memories ka qenë gjithnjë një detyrë e vështirë për shfletuesit. Pak nga numri i madh i tabeve të hapura e pak nga aplikacionet të cilat nuk janë optimizuar siç duhet.

Tashmë Mozilla mendon se ka gjetur një zgjidhje e cila fshihet tek një problem mese 8-vjeçar.

Kompania sugjeron se për të adresuar këtë dhimbje koke do të ishte mirë sikur të mbylleshin ose të “vihen në gjumë” tabet.

Problemi i madh është se këtyre ditëve edhe tabet që nuk po përdoren momentalisht po shfrytëzohen si Spotify dhe Pandora për të dëgjuar muzikë.

Mozilla ka krijuar një algoritëm i cili përcakton se cilët tabet duhet të mbyllë kur RAM është i ulët.

Zgjidhja është aplikuar në Firefox 67 Nightly dhe mund të kontrollohet duke ndryshuar preferencën në funksionet e administratorit të shfletuesit si browser.tabs.unloadOnLowMemory.

Algoritmi fillimisht mbyll tabet që nuk po luajnë audio dhe nuk janë të ngjitura, pastaj tabet e ngjitura që nuk luajnë audio dhe së fundit tabet që po luajnë audio.

Çfarë mendoni për këtë përmirësim? /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook i shpall konkurrencë Tinderit

Lajmet e fundit>