Lajmet

Firefox 69 aktivizon mbrojtjen nga gjurmimi për të gjithë përdoruesit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Shtator 2019
0
Aktualisht vetëm 20% e përdoruesve të Firefox kanë aktivizuar Enhanced Tracking Protection. Me debutimin e sotëm 100% e përdoruesve do ta kenë të aktivizuar automatikisht. Firefox 69 aktivizon mbrojtjen nga gjurmimi për të gjithë përdoruesit

Mozilla ka aktivizuar automatikisht funksionin për mbrojtjen e gjurmimit për të gjithë përdoruesit e Firefox në Windows dhe Android në përpjekje për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve nga publikuesit e uebsajteve dhe reklamuesit.

Mozilla për herë të parë aktivizojnë mbrojtjen nga gjurmimi në Qershor, por tashmë është i aktivizuar automatikisht për të gjithë.

Ky funksion është i disponueshëm tek të gjithë krijuesit e mëdhenj të shfletuesve si Apple Safari, Brave, shfletuesi i ri Chromium i Microsoft.

Madje edhe Google Chrome ka filluar të adresojë problemin i cili për uebsajtet e reklamuesit është një mënyrë për të përmirësuar të ardhurat nga reklamimi me reklama të shënjestruara.

Aktualisht vetëm 20% e përdoruesve të Firefox kanë aktivizuar Enhanced Tracking Protection. Me debutimin e sotëm 100% e përdoruesve do ta kenë të aktivizuar automatikisht.

Së bashku me Firefox 69 Mozilla po përpiqet tu japë shfletuesve një shpejtësi më të lartë shfletimi në Windows. Mozilla nuk jep detaje por thotë se shfletuesi tashmë mund të kanalizojë fuqinë e procesorit mes tabeve aktivitetit dhe atyre të prioritetit të ulët.

Në macOS Firefox 69 redukton konsumin e energjisë me pothuajse katër herë. Firefox 70 do të sjellë akoma më shumë reduktim të konsumit të energjisë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Firefox 64 përmirëson përdorimin e tabeve dhe shtojcave

Lajmet e fundit>