Softuer

Firefox 9 edhe për tabletët që kanë Android

Publikuar , 22 Dhjetor 2011
0
Firefox 9 edhe për tabletët që kanë Android

Firefox 9 ofron një ndërfaqe të rregulluar për përdoruesit për të përmirësuar shfletimin në ekranet e tabletëve dhe është i ngjashëm me lëshimet e kaluara në atë që ai ndërlidhet me Firefox Sync, që e lehtëson qasjen në historinë e shfletimit dhe hapjen e tabeve, bookmarkëve dhe fjalëkalimeve të ruajtura në pajisjet desktopë dhe celularë.

Shfletimi i uebit është i rregulluar për pamje në formë të portretit dhe ekran të gjerë, derisa është edhe një meny e re Action, ku përdoruesit mund të qasen në pëlqimet e përdoruesit për softuerin, shtojcat dhe shkarkimet.  Shiriti Action gjithashtu shton butonat për lëvizje përpara, prapa dhe ikona të bookmarkëve për zhvendosje të lehtësuar në uebfaqe të ndryshme të ruajtura në shiritin e bookmarkëve.

Për zhvilluesit, Firefox 9 përfshin edhe një sërë veglash të avancuara për HTML5 – duke përfshirë etiketimin input në HTML5 për qasje në kamera, që ua mundëson aplikacioneve të bazuara në ueb qasjen në një mikrofon apo kamerë të tabletit.

Firefox 9 është tani i gatshëm nga Android Market./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  India i bashkohet BE-së duke hetuar "monopolin" Google

Lajmet e fundit>