Softuer

Firefox 9 me përmirësime të mirëpritshme

Publikuar , 21 Dhjetor 2011
0
Firefox 9 me përmirësime të mirëpritshme

Nëse do të dëshironit ta provoni Firefox 9, shkoni tek faqja e Mozillas për shkarkime. Nëse tashmë jeni duke e përdorur Firefox ju automatikisht do të përditësoheni në këtë version.

Një përqendrim për këtë lëshim është për mbështetjen e Firefox që njihet si Type Inference. Type Inference është një veçori e re për makinën JavaScript për Firefox, të quajtur si SpiderMonkey, dhe nënkupton që faqet e ndërlikuara në JavaScript – që, pothuajse çdo uebfaqe në ditët e sotme është bërë e tillë – do të funksionojnë më shpejt. Sipas Mozillas, Type Inference i Firefox 9 duhet ta bëjë shfletuesin për 20-30% më të shpejt.

Së bashku me përpunimin e shpejt në JavaScript, Firerfox 9 vazhdon të tregojë përmirësime nga projekti MemShrink i Mozilla, që është një përpjekje në vazhdim e sipër për të zvogëluar përdorimin e memories në shfletues. Në të vërtet, për herë të parë në një kohë të gjatë Firefox 9 është parë si përdorues më i vogël i memories se Opera (që ka qenë për një kohë të gjatë si shfrytëzuesi më i vogël i RAM-it). Hapja e shumë tabeve në Opera shfrytëzoi vetëm 367MB në versionin 11.60, në krahasim me Firefoxin që përdori 378MB [Testimi për shfrytëzimin e RAM-it është bërë në Firefoxin që ka përdorur këto shtojca: AdBlock, Ghostery, BetterPrivacy dhe HTTP-Everywhere.].

Zhvilluesit e uebit marrin disa vegla të reja në këtë lëshim, duke përfshirë një formë në ekran të plotë që mundëson që çdo element i HTML-së të shihet në ekran. Ndonëse ekrani i plotë është në parim i lidhur me elementet e videove, mund të ketë raste (për shembull, elementet e HTML-së të përdoren në lojërat e bazuara në ueb) që e mundëson të bëhet zmadhimi i tërë pamjes. Për momentin, veçoria për ekran të plotë ka nevojë për parashtesën –moz që të funksionojë.

LEXO EDHE:  Apple Pay mbërrin në Gjermani

Firefox 9 gjithashtu përfshin një veçori të re “errëso dritat” për videot në HTML5. Errësimi i dritave nënkupton që Firefox do të mbulojë tërë dritaren e shfletuesit me një sfond të hirtë që ua mundëson përqendrimin në videon në fjalë. Ju mund ta shikoni këtë video që tregon se si bëhet ky lloj i errësimit.

Përdoruesit e Firefoxit në Mac do të shohin disa ndryshime shtesë në ndërfaqe të cilat e bëjnë shfletuesin me ndërfaqe të ngjashme me stilin e shiritëve të veglave në Mac OS X Lion.

Firefox 9 me risitë e përfshira mund të jetë një arsye për t’u bërë kalimi në të. Nëse ju u tërhoqët nga Firefox për shkak të problemeve me shpejtësi, ky lëshim paraqet një ndryshim. Firefox 9, megjithë përmirësimet e përfshira, ende mund të ketë një problem për funksionimin e të gjitha shtojcave në këtë version të ri. Mozilla ka një zgjidhje për problemin me mospërshtatshmërinë e versionit të shtojcave në versionet e shfletuesve, por ajo nuk do të arrijë për edhe gjashtë muaj kur Firefox 10 do të lëshohet./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>