Lajmet

Firefox do të bëhet po aq i mirë sa Google Chrome

Publikuar , 05 Shkurt 2019
0
Duke filluar nga versioni i ardhshëm në Mars, dhe Firefox do të bëjë të njëjtën gjë. Automatikisht Firefox do të “heshtë” çdo audio dhe video të cilat nuk klikohen nga vetë përdoruesit. Firefox do të bëhet po aq i mirë sa Google Chrome

Ka gjëra edhe më të këqija sesa videot që luhen automatikisht në ueb. Bota sot falë teknologjisë është bërë një vend i zhurmshëm.

Kur shfletoni një uebsajt nuk ka diçka më të bezdisshme sesa të dëgjoni një video apo audio të luhet automatikisht me volum të plotë.

Shfletuesit Google Chrome dhe Microsoft Edge prej disa kohësh ofrojnë mjetet e duhura për të parandaluar situata të tilla.

Duke filluar nga versioni i ardhshëm në Mars, dhe Firefox do të bëjë të njëjtën gjë. Automatikisht Firefox do të “heshtë” çdo audio dhe video të cilat nuk klikohen nga vetë përdoruesit.

Megjithatë ato do të luhen edhe pse përdoruesit nuk dëgjojnë tinguj shpërqendrues, dhe ky është një tjetër shqetësim më vete.

Funksioni i ri vjen me Firefox 66. Gjithashu përdoruesit mund të zgjedhni të ndalojnë tingujt për sajte specifike. Për ta bërë këtë duhet të klikojnë mbi ikonën e sajtit dhe në fund të dritares së re pop-up zgjedhin opsionin “Block” nën menunë “Autoplay Sound.”

Nëse jeni përdorues i Firefox, keni të drejtë të gëzoheni. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  7 arsye pse Firefox është më i mirë se Chrome

Lajmet e fundit>