Softuer

Firefox Home paraqitet në App Store

Publikuar , 01 Korrik 2010
0
Firefox Home paraqitet në App Store

Firefox Home nuk është një version i plotë mobil i shfletuesit të popullarizuar të Mozilla-së, por në vend të kësaj ai ofron sinkronizim të preferncave sikurse që është historia në desktop, bookmarks dhe ndarjet nga versioni i desktop-it në cloud.

Në momentin që arrihet aty, përdoruesit mund të kenë qasje informata përmes Safar-it në iPhone. Përdoruesit gjithashtu mund të shkëmbejnë informatat e shfletuesit të tyre përmes e-mailit që ata e shohin si të përshtatshëm. Mozilla për herë të parë ka bërë të ditur se ka filluar me punën në këtë projekt gjatë muajit maj, duke insistuar se aplikacioni pa pagesë do të jetë i “enkriptuar end-to-end”.

Në prill, Opera shpalosi Opera Mini për iPhone, që ishte një sukses i menjëhershëm për këtë kompani, pasi që arritën më shumë se 1 milion shkarkime vetëm pas 24 orëve të para . Si Firefox, ashtu edhe Opera për iPhone nuk është një shfletues në kuptimin tradicional të shfletuesit. Aplikacioni në fjalë realisht dërgon kërkesa tek serverët e tij, që ngarkojnë më pas pjesën e faqeve të kërkuara dhe më pas i dërgojnë ato si imazhe në celularë.

Së shpejti ka gjasa që kjo teknikë e ngjashme të paraqitet edhe për Firefox …

LEXO EDHE:  Tjetër përditësim, tjetër problem kritik sigurie në Firefox

Lajmet e fundit>