Lajmet

Firefox ju jep përdoruesve një arsye të fortë për tu larguar nga Chrome

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Nëntor 2019
0
Ndërsa arsyet janë të shumta pse sajtet dëshirojnë tu dërgojnë njoftime njerëzve duke për tu treguar rreth lajmeve të fundit, dhe jo rrallë herë është abuzuar me këtë liri. Firefox ju jep përdoruesve një arsye të fortë për tu larguar nga Chrome

Firefox 72 do të bllokojë njoftimet “push” automatikisht. Kjo do të thotë se nuk do të merrni mesazhe si “A dëshironi të merrni njoftime kur xyz.com publikon artikuj të ri?”

Mozilla realizoi një eksperiment për të përcaktuar sesi njerëz ndërveprojnë me njoftime të tilla dhe gjeti se 97% e përdoruesve ose i injoronin ose zgjidhnin ti bllokonin në të ardhmen.

Ndërsa arsyet janë të shumta pse sajtet dëshirojnë tu dërgojnë njoftime njerëzve duke për tu treguar rreth lajmeve të fundit, dhe jo rrallë herë është abuzuar me këtë liri.

Ndryshimi nuk ka për tu dhënë fund njoftimeve nga faqet. Nga versioni 72 i shfletuesit, në vend që të shfaqet njoftimi, shfletuesi do të tregojnë një ikonë në fushën e adresës e cila nëse klikohet tregon njoftimin.

Versioni stabil i Firefox 72 do të debutojë në Janar të 2020 por funksioni mund të gjendet edhe në versionin eksperimental të Firefox Nightly. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Biznesmeni që bleu Telekom Albania nxjerr në shitje investimin e tij më të madh

Lajmet e fundit>