Harduer

Firefox me dy funksione kundër shenjave dixhitale të gishtërinjve dhe skripteve kriptografike

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 10 Prill 2019
0
Të dy metodat e lartpërmendura janë aplikuar në Firefox Nightly 68 dhe testuesit beta 67. Mozilla ka planifikuar ti aktivizojë automatikisht në ndërtimet e ardhshme. Firefox me dy funksione kundër shenjave dixhitale të gishtërinjve dhe skripteve kriptografike

Në një kohë kur çdo thyerje sigurie hedh dritë mbi mënyrën sesi aktiviteti në ueb monitorohet, Firefox lançoi mjetet të reja anti gjurmimit të shenjave dixhitalë të gishtërinjve dhe gërmuesve të kriptomonedhave.

Në bashkëpunim me Disconnect, një kompani softueri e cila ofron softuer për të bllokuar gjurmimin prezantuan mjetet e reja.

Të dy metodat e lartpërmendura janë aplikuar në Firefox Nightly 68 dhe testuesit beta 67. Mozilla ka planifikuar ti aktivizojë automatikisht në ndërtimet e ardhshme.

Për fillestarët, skriptet e gërmimit të kriptomonedhave përdoren nga aktorë të këqij për të shfrytëzuar fuqinë kompjuterike si procesin dhe kartën grafike për të përfituar prodhuar monedha të reja kriptografike dhe si rezultat përfituar financiarisht.

Përditësimi i fundit i Firefox bllokon këto skripte me listën e Disconnect. E njëjta vlen edhe për gjurmimin e shenjave dixhitale të gishtërinjve, një identifikim bazuar në të dhënat dhe informacionet e shfletuesit si rezolucioni i ekranit, sistemi operativ, vendndodhja dhe konfigurimi i gjuhës. Zakonisht këto informacione përdoren nga uebsajtet për qëllime optimizimi.

Por mund të përdoren për të gjurmuar aktivitetin tuaj në ueb edhe nëse pastroni “cookies” sipas Mozilla. Aktualisht testuesit mund ti aktivizojnë metodat anti gjurmimin tek preferencat në menunë kryesore të Firefox. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja sesi të fshini Cookies në Chrome, Firefox, Edge dhe Safari

Lajmet e fundit>