Lajmet

Firefox Monitor lajmëron përdoruesit nëse llogaritë e tyre hakohen

Sep 25 2018
0 Shpërndarje
Sot Mozilla ndërmori një tjetër hap duke lajmëruar përdoruesit nëse llogaritë e tyre shfaqen në sulmet kibernetike në të ardhmen. Firefox Monitor lajmëron përdoruesit nëse llogaritë e tyre hakohen

Në fillim të 2018-ës Firefox lançoi një shërbim të ri të quajtur “Firefox Monitor” i cili u tregon përdoruesve nëse llogaritë e tyre online janë hakuar nga sulme madhore të sigurisë.

E gjitha që u kërkohet është të vendosni adresën e e-mail-it. Firefox Monitor përdor databazën e Have i Been Pwned për tu treguar nëse llogaria juaj ka rënë pre e ndonjë sulmi kibernetik.

Sot Mozilla ndërmori një tjetër hap duke lajmëruar përdoruesit nëse llogaritë e tyre shfaqen në sulmet kibernetike në të ardhmen.

Kur u lançua, Mozilla e shikonte Firefox Monitor si një shërbim eksperimental ndërsa tashmë është zyrtar.

Nëse llogaritë tuaja nuk janë përfshirë në ndonjë sulm kibernetik, atëherë jeni me fat.

Mozilla thotë se Firefox Monitor është vetëm një prej shërbimeve të reja të privatësisë dhe sigurisë që do të lançojë në muajt në vijim. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>