Lajmet

Firefox së shpejti mund të vijë në iOS

Publikuar , 03 Dhjetor 2014
0
Firefox së shpejti mund të vijë në iOS

firefox-798x310Mozilla deri tani nuk ka dashur që të bëjë lançimin e një versioni për iOS të shfletuesit Firefox, sepse Apple nuk do t’ia lejojë përdorimi e makinës së vet të uebit në atë platformë mobile, por duket që atmosfera mund të ketë ndryshuar, siç raporton TechCrunch.

Menaxheri i lëshimeve të Firefox Lukas Blakk cicëroi “ne jemi duke e sjellë Firefox-in në iOS”, që me siguri citonte zëvendës presidentin e Firefox-it, Jonathan Nightingale në një event të brendshëm në Mozilla, në Portland.

Ende nuk është e qartë se si Mozilla planifikon ta sjell Firefox-in në iOS: shfletuesi përdor një makinë tjetër të renderimit në krahasim me atë që e lejon Apple (Safari përdor WebKit, siç përdor edhe Chrome, që shpjegon arsyen përse shfletuesi i Google është në dispozicion për iOS).

Sidoqoftë, është e mundshme që shfletuesi mund të përdor WebKit dhe të rregullojë ndërfaqen dhe funksionin e sinkronizimit për t’iu mundësuar përdoruesve që t’iu qasen bookmarkëve, tabeve dhe fjalëkalimeve të tyre përgjatë versioneve të shfletuesit për desktop dhe pajisje mobile. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Firefox do të bëhet po aq i mirë sa Google Chrome

Lajmet e fundit>