Lajmet

Firefox sjell tema të errëta për macOS dhe bllokon gjurmuesit e palëve të treta në Android

Sep 6 2018
0 Shpërndarje
Përditësimi iOS gjithashtu ju lejon të rrëshqisni për të kaluar në mes të shfletimit normal dhe privat dhe kërkimit përmes skedave të hapura. Firefox sjell tema të errëta për macOS dhe bllokon gjurmuesit e palëve të treta në Android

Përditësimi më i fundit i Firefox për desktop sjell një temë të re automatike të errët në MacOS, një njoftim për të reflektuar shqetësimet e fundit të privatësisë së të dhënave personale dhe fonte të ndryshueshme.

Firefox njoftoi së pari javën e kaluar se shfletuesi i tij së shpejti do të bllokonte reklamuesit e palëve të treta dhe do të zhvendoste cookies nga përmbajtja e faqes, dhe tani duket sikur po fillon këtë proces në celular.

Gjithashtu, Firefox tani do t’iu pyesë nëse dëshironi të fshini profilin tuaj të Firefox, i cili përmban fjalëkalime, histori dhe të dhëna të faqes.

Fontet e ndryshueshme ju lejojnë të krijoni tipografi brenda një skedari të vetëm. Ndryshimi do të thotë se faqet që përfshijnë fontet e ndryshueshme do të ngarkohen me më pak të dhëna se më parë.

Kur aktivizoni modalitetin e errët në MacOS 10.14, tema e errët tani do të aktivizohet automatikisht. Funksioni i ri mund të gjendet tek Cilësimet, nën Ekrani.

Përditësimi iOS gjithashtu ju lejon të rrëshqisni për të kaluar në mes të shfletimit normal dhe privat dhe kërkimit përmes skedave të hapura.

Ndërkohë, aplikacioni i shfletuesit të Firefox në Android është duke u përmirësuar më shpejt, në përputhje me prirjen e Mozilla-s drejt një shfletimi më të shpejtë.

Një pjesë e kësaj vjen nga bllokimi i gjurmuesve të palëve të treta, të cilët zakonisht ngadalësojnë kohën e ngarkimit të faqes dhe vënë në rrezik privatësinë e përdoruesit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>