Lajmet

Firefox sot arrin një miliardë shkarkime

Publikuar , 31 Korrik 2009
0
Firefox sot arrin një miliardë shkarkime

Figura përfshinë shkarkime të të gjitha llojeve të softuerit të uebit, prapa deri në momentin e parë të paraqitjes në vitin 2004. Në kohën e shënimit të këtij shkrimi, shifra e shkarkimit qëndron në 999.803.028. Pra nëse jeni person që ju intereson të përcillni rrotullimin e kilometrazhave, atëherë ju mund të përcillni këtë numër këtu.

Kompania parasheh që të arrijë figurat magjike përafërsisht gjatë mesditës së ditës së sotme.

Kjo shifër është arritur vetëm një muaj pasi që është lansuar Firefox 3.5, i cili pranoi më shumë se katër milion shkarkime brenda 24 orëve të para. Verën e kaluar, versioni 3.0 arriti dyfishin e kësaj figure.

Mozilla ka krijuar një ueb faqe për të shënuar këtë rast, dhe e cila do të shkojë në transmetim me 3 gusht. Këtu u kërkohet përdoruesve të mendojnë për mënyra të festimit.

Sipas të dhënave më të fundit nga Net Applications, Firefox momentalisht ka 22% të tregut të shfletuesve në botë. Internet Explorer ende dominon me përafërsisht 65%, por gradualisht po e humbë këtë treg.

LEXO EDHE:  UET prezanton Fakultetin e Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, lançohet Çmimi i Inovacionit

Lajmet e fundit>