Analiza

Firefox 4 Beta 1, gati për shkarkim dhe testim

Publikuar , 07 Korrik 2010
0
Firefox 4 Beta 1, gati për shkarkim dhe testim

Duhet theksuar se pas viteve të shumta si lider i novacioneve në teknologjinë e ueb shfletuesve, Mozilla vitin që shkoi e gjeti vetën të papërgatitur ndaj zhvillimit agresiv të shfletuesit të Google, Chrome. Natyrisht konkurrenca e fuqishme ishte e pranishme edhe nga Apple dhe nga Microsoft.

Tani Firefox 4 pritet të përfaqësojë tentimet e Mozilla-së për tu rikthyer në treg dhe për të rimarrë vetën, në tregun konkurues të shfletuesve të internetit, edhe pse krijuesit e mëdhenjë të shfletuesve janë duke u koncentruar nga fusha e desktopit në atë mobile.

Por t’i kthehemi asaj që po ofron tani Firefox 4 Beta 1. Beta versioni i parë i Firefox 4 tani duket vërtetë më ndryshe në Windows, kurse pamja e beta Firefox 4 pritet të ndryshojë më vonë edhe tek Mac e Linux. Në versionin që sot u ofrua për shkarkim, Firefox 4 Beta 1 tani ka ndarjet e dritareve (tabs) në pjesën mbi shiritin e adresës.

Dizajneri i përvojës së përdoruesve të Firefox Alex Faaborg tha në një blog post muajin që shkoi, se ndryshimet nuk do të kenë si synim kopjimin e Chrome. “Ndryshimet në vendosjen e ndarjeve në pjesën e sipërme nuk kanë të bëjnë me atë sesi qëndron një shfletues ndaj një shfletuesi tjetë, por ka të bëjë me evolucionin e uebit si një platformë” tha ai.

Versioni i ri Firefox 4 Beta 1 tani ofron gjithashtu edhe përkrahje më të mirë për HTML5, gjithashtu ka ueb meny të aplikacioneve dhe shirita të veglave në formë natyrale, sistem njoftues me bazë në panele që shkakton më pak telashe nga pikëpamja e përdoruesit kur ndarjet janë lartë, etj. Përveç kësaj Firefox Beta 1 ofron edhe Add-Ons Manager për të promovuar përpunim më të lehtë të veçorive të shfletuesit, përkrahje për kualitet HD në HTML5 nën formatin WebM të përshpejtuar me harduer, mbrojtjte nga bllokimi i shtojcave dhe kohë më të shepjtë startuese dhe të ngarkimit të faqeve.

LEXO EDHE:  5 trendet kryesore të smartfonëve në 2019-ën

Nën mbulesën e motorit, Firefox 4 Beta 1 veçohet me një analizë sintakse të përpunuar HTML5, që është një pjesë e motorit shtreues Mozilla Gecko që ka ecur pa përditësime për vite me radhë, dhe që tani ofron përkrahje për transfere të të dhënave në kohë reale përmes WebSockets, përkahje për ruajtje të strukturuar përmes IndexedDB, një Web Console për zhvillues, dhe përrkahje për zhvillim më të thjeshtë të Add-Ons përmes një projekti të quajtur Jetpack.

Megjithatë disa veçori të rëndësishme ende janë duke munguar. Mozilla tani për tani është duke punuar në procesin e projektit të saj të ndarjes të quajtur Electrolysis.

Ajo që mund të komentohet tani për Firefox 4 Beta 1, është shpejtësia që së paku në terma të performancës JavaScript, ky shfletues na paraqitet i ngadaltë. Duke përdorur testin JavaScript në Cletickane.com, janë paraqitur këto rezultate: Apple Safari 5.0 (6533.16) (Mac) shënoi 617 pikë, më shpejtë se 98% e kompjuterëve që po bënin testin;; Google Chrome 5.0.375.99 (Mac) arriti 599 pikë, më shpejtë se 97.4% e kompjuterëve që po bënin testin; dhe Firefox 4 Beta 1 (Mac) arriti 236 pikë ,më shpejtë se 60.2% kompjuterëve që po bënin testin.

Web Worker Daily, duke përdorur testin e shpejtësisë Dromeo të Mozilla-së, ka renditur Chrome në vendin e parë, të cilin e ka përcjellë me Safari 5, Opera 10.6 dhe Firefox 4 Beta 1.

Natyrisht dihet se ky është vetëm versioni i parë testue dhe shumëçka pritet të ndodh në të ardhmen. Por nëse Mozilla dëshiron të mbetet në garë, atëherë duhet punuar më shumë për ta bërë Firefox 4 më të shpejtë.
Mozilla gjithashtu po kërkon të dhëna nga përdoruesit dhe u ka bërë thirrje atyre që ta testojnë softuerin e tyre të ri.

LEXO EDHE:  30 miliardë dollarë të investuara dhe shumica e ICO-ve nuk kane dhënë asgjë

Lajmet e fundit>