Softuer

Firefox 4 Beta 2, javën e ardhshme

Publikuar , 16 Korrik 2010
0
Firefox 4 Beta 2, javën e ardhshme

Gjatë takimit të së martes me ekipin e zhvilluesve data 22 korrik është propozuar si datë në të cilën do të paraqitet Firefox 4 Beta 2.

Ka disa përmirësime në Beta 2, por njëra e cila pritet të zgjojë interesin më të madh, janë ndarjet e reja në pjesën e sipërme të ndërfaqes së përdoruesve të Mac OS X. Përdoruesit e Windows kanë pasur tabs-on-top si ndërfaqe të zakonshme në Beta 1 që u paraqit më herët gjatë këtij muaji. Me Beta 2, paraqitja e Firefox vazhdon të zgjerohet tek sisteme operative tjera.

Ndërfaqja tabs-on-top është një tred në rritje e sipër për krijuesit e shfletuesve. Ajo ishte popullarizuar nga Google Chrome, që u paraqit në momentin e parë me tabs-on-top. Reagimet në atë kohë ishin në përgjithësi pozitive. Opera tani vendos tabs-on-top dhe Safari gjithashtu ka tentuar të njëjtën gjë në një beta para se ta lë anash këtë veçori. Por ka disa prej brenda komunitetit të Firefox që nuk dëshirojnë të shohin shfletuesin e Mozilla-së të kalojë tek kjo veçori, vetëm për të ndjekur modën më të fundit dizajnuese.

Dizajneri udhëheqës i eksperiencës së përdoruesve të Mozilla-së, Alex Faaborg mbron vendimin duke thënë se kjo nuk ka të bëjë asgjë me modën. Duke vendosur ndarjet në pjesën e sipërme, ai thekson se Firefox 4 do të jetë më e përshtatur për ueb aplikacione që vendosen në ndarjen e vet. “Kjo kthen shiritin e ndarjeve në një gjë shumë të afërt me dock apo një task bar – një ndryshim të përshtatshëm, pasi që shfletuesit janë duke u bërë diçka si një GUI për një sistem operativ”.

Disa të reja tjera që pritet të paraqiten me Firefox Beta 2 janë: CSS Transition, trajtim më i mirë me shtresat e marrura në faqe dhe një veçori e re në menaxherin e shtojcave që knfirmon se shtojcat janë instaluar.

LEXO EDHE:  "Dark Mode" vjen edhe në Windows me Chrome 74

Si gjithmonë, datat e paraqitjes së Mozilla-së dhe lista e veçorive nuk janë finale. Ekipi ka theksuar se do t’i përmbahen planit për beta versionin e dytë, por ka gjasa që kjo datë të shtyhet.

Shfletuesi final pritet të paraqitet brenda muajve të ardhshëm.

Lajmet e fundit>