Softuer

Firefox Home lansohet për iPhone dhe iPod Touch

Publikuar , 16 Korrik 2010
0
Firefox Home lansohet për iPhone dhe iPod Touch

Aplikacioni Firefox Home, që ofrohet pa pagesë përmes iTunes App Store, u mundëson njerëzve që të sinkronizojnë bookmark-ët e tyre, historinë e tyre në Firefox dhe ndarjet (tabs) të fundit që i kanë hapur mes kompjuterit të tyre dhe pajisjes së tyre iPhone apo iPod Touch.

Firefox Home app do t’i lejojë përdoruesit që të shikojnë ueb faqen e tyre më favorit drejtpërsëdrejti nga aplikacioni, dhe gjithashtu atyre do t’u ofrohet një “awesome bar”, që e bënë më të ehtë të gjinden faqet e vizituara së fundit duke shkruar në tastierë.

Megjithatë, për dallim prej aplikacionit Opera Mini për iPhone, Firefox Home nuk është një ueb shfletues “i plotë”. Ju nuk mund ta përdorni për të vizituar një ueb faqe apo për të krijuar një bookmark për një faqe që keni vizituar.

Në mënyrë që të përdorni aplikacionin, adhuruesit e Firfeox duhet të instalojnë Firefox Sync add-on në desktop versionin e tyre ë Firefox, në mënyrë që të sinkronizojnë bookmarks dhe fjalëkalime në “cloud”.

“Firefox u mundëson qindra e miliona njerëzve anembanë botës që të kenë një ueb eksperiencë që është unike” shkroi në një blog post Jay Sullivan, një ekzekutiv i lartë pranë Mozilla, kompania prapa shfletuesit Firefox.

“Ata mund ta bëjnë Firefox-in të duket dhe ndihet në mënyrën e tyre me shtojca dhe personas. Por bta po ndryshon dhe shumë njerëz tani po qasen në ueb nga pajisje të ndryshme, duke përfshirë edhe celularët. Ne po krijojmë shërbime që e bëjnë më të lehtë eksperiencën personale të përdoruesit , portabilitetin dhe po ruajmë gjithashtu edhe privatësinë, me një platform dhe vegël që është  e lehtë, efektive e shumëçka tjetër”.

LEXO EDHE:  Windows 10 vjen me një temë të bardhë

Lajmet e fundit>