Siguri

Firewall harduerik: Siguri për biznese të vogla

Publikuar , 24 Shtator 2009
0
Firewall harduerik: Siguri për biznese të vogla

Ndërhyrja në rrjetin tuaj nuk është shaka: Trojanët dhe aplikacionet e tjera të dëmshme ose ndërhyrjet e hakerëve mund të komprometojnë të dhënat private të kompanisë dhe të klientëve tuaj. Por me një firewall harduerik të instaluar mes kompjuterëve tuaj dhe lidhjes së internetit, mund të merrni frymë më lehtë. Për zyrat deri në 25 persona, një opsion i lirë për menaxhimin e kërcënimeve si ZyXel ZyWall USG 100 (find.pcworld.com/63506) instalohet brenda disa minutash, edhe pa ndihmën e ndonjë administratori profesionist të rrjetit. Ndërfaqja e përdorshme përmes shfletuesit është e lehtë për t’u konfiguruar për një apo dy lidhje interneti dhe përkrah lidhje LAN, WAN dhe DMZ jashtë kutisë. Dy portet USB ju lejojnë të lidheni në mënyrë të sigurt përmes një përshtatësi për të dhëna wireless, siç vepron porti PCMCIA i vendosur mbrapa.
Pajisja gjithashtu përfshin përkrahjen VPN për SSL dhe IPSec VPN, duke u mundësuar punëtorëve që të lidhen në rrjet pa komprometuar sigurinë. Një zyrë e vogël mund të përkrahë punëtorët edhe në zyra më të vogla në mënyrë më efikase. Mund të vendosni rregulla për kufizimin e përdoruesve në UTM, të cilat vendosin limite në bandwidth duke u bazuar në identifikimin e përdoruesit (nuk mund të përdorësh më YouTube pas drekës!). Që të merrni maksimumin nga një pajisje si kjo, konsultohuni me ndonjë profesionist të sigurisë. Por nëse eksperimentoni, një instalim i shpejtë mund të bllokojë rrjetin tuaj. Shkoni në find.pcworld.com/63507 dhe find.pcworld.com/63508 për më shumë informacione rreth UTM.
                                    –

LEXO EDHE:  Një aplikacioni i rreme përditësimesh për telefonët Samsung është shkarkuar 10 milionë herë

Lajmet e fundit>