Harduer

Fireweb, smartfoni i parë i LG-së me Firefox

Publikuar , 26 Tetor 2013
0
Fireweb, smartfoni i parë i LG-së me Firefox

FirefoxPhoneLG sapo ka lançuar smartfonin e parë me sistemin operativ Firefox. Ai mban emrin Fireweb dhe është prezantuar gjatë kësaj jave. Pajisja ka ekran 4 inç dhe operon me sistemin e zhvilluar nga Mozilla.

Deri tani, sistemi gjendet edhe në smartfonë të tjerë, si ZTE Open por ndryshimi me modelin e LG-së është se ky i fundit është një smartfon që operon në të gjitha aspektet me sistemin operativ Firefox. Ai do të vijë fillimisht në Brazil me kontratë.

Shitjet përmes kompanisë telefonike Telefónica në Brazil kanë filluar, ku, përkrah LG Fireweb, ofrohet edhe Alcatel One Touch Fire Firefox OS, shprehet Mozilla në një postim në blog. Telefónica do t’i sjellë këto telefonë shumë shpejt edhe në Meksikë, Peru dhe Urguaj.

Në fillim të muajit, Mozilla u shpreh se do të lançonte smartfonët me Firefox në tregje të reja në të gjithë botën. Koleksioni i parë i smartfonë me Firefox (ZTE Open dhe Alcatel One Touch Fire) është lançuar këtë verë në Spanjë, Kolumbi, Venezuelë dhe Poloni.

LG Fireweb do të jetë një telefon i thjeshtë, për përdoruesit që nuk kërkojnë të bëjnë shumë gjëra të komplikuara me të dhe të mos shpenzojnë shumë para.

Ai ka ekran me prekje HVGA TFT, procesor 3G Qualcomm 1GHz dhe 2 GB kujtesë, çka kufizon numrin e aplikacioneve që mund të shkarkojë një përdorues në smartfonin e vet. Kamera është 5MP, ka një blic LED dhe rezolucioni i ekranit është 480 x 320.

Sistemi operativ Firefox ka një shfletues uebi, një kalendar si dhe disa aplikacione – të tjera mund të shkarkohen në Firefox Marketplace. Kompanitë që e suportojnë këtë sistem janë eBay, Wikipedia, The Weather Channel, Fox Sports, Facebook dhe Kayak. Ndërkohë, smartfoni Fireweb po shitej për rreth 200 $ në Brazil.

LEXO EDHE:  Rritet presioni ndaj WhatsApp për të lejuar përgjimin e përdoruesve nga autoritetet

Mozilla shtoi gjithashtu se po punon me mbi 20 bashkëpunëtorë të tjerë të industrisë harduerike apo edhe operatorë telefonikë për të sjellë një përvojë sa më të mirë për përdoruesit që blejnë smartfonët. (PCWorld Albanian)

[youtube id=”t_7sTP7IRn4″]

Lajmet e fundit>